Debati për 25 prillin/ “Fyeni për gjithçka”- Gjekmarkaj-Ndrecës: Bën avokatin e hajdutërisë! Kemi hyrë në çdo kotec për të…

May 17, 2021 | 23:10
SHPËRNDAJE

Deputeti i zgjedhur në zgjedhjet e 25 prillit, Agron Gjekmarkaj e ka konsideruar ish-sekretarin e Përgjithshme të Ministrisë se Brendshme, Plarent Ndrecën, një avokat të hajdutërisë elektorale.

gjekam

I ftuar në emisionin “Open”, Gjekmarkaj u shpreh se mëkati i vetëm i Lulzim Bashës ishte se besoi se do të hynte në zgjedhja të lira e të ndershme me modelin më të korruptuar në Evropë.

Ndeca thotë se i kanë mërzitur shqiptarët me të njëjtin refren, ndërsa Gjekmarkaj e akuzoi se mbështet krimin dhe pushteti i PS është i bandave.

Debati: 

Gjekmarkaj: Duhet të bëjë avokatin e hajdutërisë elektorale, e bën me krenari.

Ndreca: U vodhën tek ty në Lezhë?

Gjekmarkaj: Janë vjedhur.

Ndreca: Po pse e ke pranuar mandatin?

Gjekmarkaj: Ndreca gjuan me inteligjencë. Rama është hajdut i zgjedhjeve, e kam parë me sytë e mi se si tjetërsohet vota në Shqipëri.

Ndreca: Fakti që ne kemi ndryshuar kushtetutën, është për fajin tuaj që lëshuat institucionet dhe për këtë mban përgjegjësi.

Gjekmarkaj: E di cili është mëkati i Bashës, që menduam se mund të hyjmë me modelin më të korruptuar të Europës në zgjedhje të lira e të ndershme.

Ndreca: Ju në Lezhë keni bërë fitore. Nuk janë vjedhur votat dhe keni fantazi, prandaj keni 8 vite që thoni tjetër gjë sa keni mërzitur shqiptarët. Nëse nuk hyn juve në xhep, ju e deformoni, e fyeni dhe e përbaltni. Pse vetëm ju keni ndërgjegje? Ti mendon se unë funksionoj ashtu sic funksionon ti. Nuk flas për post.

Gjekmarkaj: A ke qenë kandidat për deputet?

Ndreca: Po.

Gjekmarkaj: Prandaj nuk duhet ta mbrosh, i di mirë vjedhjet që keni bërë.

Ndreca: Unë jam pjesë e shumicës shqiptare. Nuk keni lidhje me shqiptarët ju, keni të tjera objektiva, jeni shumë mbrapa.

Gjekmarkaj: Ju jeni futur kotec më kotec për tu bërë palë me krimin. Pushteti juaj është i bandave. Sot keni pushtetin prej tyre kudo në Shqipëri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura