Debati/ Patozi zbulon planet për zgjedhjet e 2019, Lubonja: PD s’po humb votat për shkak të lidershipit. Ish-deputeti: Kam bërë mëkat që…

Apr 16, 2018 | 22:54
SHPËRNDAJE

“Shqiptarët ikin nga sytë këmbët edhe për shkak të opozitës, se nuk kanë alternativë. Do shkojmë drejt zgjedhjeve me këtë lidership, për mua është forma më e gabuar dhe në këto kushte mendoj se Shqipëria ka një vakum shumë të madh, s’është i 250 mijë votave që munguan në zgjedhjet e 2015, ata janë njerëz kryesisht të djathtë, ata duhen përfaqësuar, ky zotëria nuk i përfaqëson më dot ata ndaj ka nevojë që e djathta të ridimensionojë peshën dhe rolin e vet në shoqërinë shqiptare. Ka nevojë për një lëvizje tjetër që në kushtet që PD bunkerizohet dhe mbyll të gjitha dyert, kjo lëvizje duhet të zhvillohet jashtë saj. Dhe kjo është ajo që unë mund të them sot”.

Kjo ka qenë deklarata e ish deputetit te PD Astrit Patozi ne emisionin “Studio e Hapur” te gazetares Eni Vasili, duke treguar edhe se cfare do te behet me levizjen brenda PD.

patozi lubonjaJa disa nga replikat ne studio me analistin Fatos Lubonja:

Lubonja: Pra jeni në rrugën e Ben Blushit? Se nëse doni mendimin tim, është e paqartë se cfarë kërkoni ju.

Patozi: Ju keni nevojë për një opozitë më shumë se unë ti nuik e ndien nevojën e bashkimit, se unë jam përzënë nga shtëpia ime me dhunë. Në rast se PD do e cojë deri në fund këtë që ka nsiur, do mbuyllet cdo derë për një aletrnative, ne pastaj kemi vetëm nje rrugë, njerëzit që duan të merren me politikë, të kontribuojnë, për mua është detyrim që ne duhet të përfaqësojmë qindra e mijëra të djathtë që të jenë të përfaqësuar se ajo paraqitje në Kuvend nuk i përgjigjet realitetit shqiptar.

Lubonja: E keni të qartë që është e vështirë të ndodhë?

Patozi: Po të them unë që ti të bashkohesh me Ramën bashkohesh?

Lubonja: Një minutë tani

Patozi: Për të bashkuar dy njerëz ka nevojë për një garanci.

Lubonja: Bashkimi bëhet kur ke një vizion të përbashkët.

Patozi: Jam i vetmi njeri që i kam ezauruar të gjitha ofertat për t’u bashkuar.

Lubonja: Lëvizja duhet krijuar se gjersa u pajtua dikur Berisha me njerëz që kishin dinjeitet të fortë

Patozi: E thashë ishte më e besueshme për publikun. Nëse të them unë le ta vendosi kunati listën, vjen ti?

Nesër që do kthehemi me kokë ulur në atë vend që ska më normë e parime…

Lubonja: Unë po të them që ju, kam një kritikë, që duke vënë theksin në gjithë kritikën tuaj te Basha si i paaftë, si i korruptuar, jepni një mesazh gjithë elektoratit të PD të gabuar, se PD s’po humb votat për shkak të lidershipit. Se Basha, që ska atë egërsinë që tregonte Berisha, s’është ky problem.

Patozi: S’e them kurrë këtë unë.

Lubonja: Problemet që ju kanë larguar juve janë të tjera dhe aty duhet vënë theksi, del një luftë mes personash.

Patozi: Edhe unë ia ndiej vetes si një lloj mëkati që e kam përdor shpesh emrin Basha këto 7 muaj, të tilla ishin vendimmarrjet, s’kam asgjë personale me të, jeta është shumë e shkurtër që njeriu të jetoj me inate, ndihem i motivuar, jo me mllefe. E dyta, ikja e Bashës dhe ardhja e një tjetri është minimumi që mund të bëhet, por sot kontestoj mënyrën e drejtimit të një partie politike si një ndërmarrje private. Nëse unë konsiderohem përgjegjës për mëkatet, jam i gatshëm t’i marr përgjegjësitë.

Lubonja: Të gjithë nga pak.

Patozi: Unë i marr edhe personalisht përgjegjësitë, por mos më kërkoni mua ku ishe ti atëherë, se s’mund të bësh edhe opozitën edhe pushtetin, s’mund të bëja opozitën se isha pushteti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura