Debati në studio/ Alibeaj: Keni hallin e dosjeve të Tahirit, Habilajve e Balilajve. Felaj: Bëni mirë të keni frikë

Dec 12, 2017 | 11:18
SHPËRNDAJE

Zgjedhja e një prokurori të Përgjithshëm të Përkohshëm është bërë tashmë çështja më e nxehtë e debatit mes opozitës dhe mazhorancës.

Në një përballje së bashku të pranishëm në emisionin  “Studio e Hapur” me Eni Vasilin në “News 24” janë të pranishëm deputetja e PS-së Ermonela Felaj dhe deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj.

alin

Alibeja ka ngritur polemika rreth zgjedhjes së këtij Prokurori duke theksuar se ky veprim është antikushtetues dhe anti vetting. Ndërsa Felaj tha se opozita nuk e ka dashur asnjëherë vettingun dhe nuk e ka votuar atë.

“Prokurori i Përgjithshëm duhet të jetë produkt i paanësisë politike sipas Kushtetutës. Askush nuk e mendonte se do vinte një ditë ku Prokurori i Përgjithsëm jo vetëm të zgjidhej nga politika, por vetëm nga mazhoranca. Ata duan të zgjedhin kryeprokurorin pa vetting.  Sfondi politik është i përshkruar nga dosja ‘Tahiri’ nga dosja e ‘3 policëve’ nga dosja e ‘Xibrakës’ nga dosja ‘Dako’ apo dosje të tjera.

Motivi duhet analizuar. Çfarë e shtyn Ramën të ndërmarrë këtë iniciativë? Kushtetuta thotë se për të zgjedhur prokurorin, duhen dy kushte:Të zgjidhet me 3 të 5 e votave pra me 84 vota, kushti i dytë: Prokurori i Përgjithshëm para se të trokasin duhet të kalojnë më parë nga vetting. Pra vetting dhe votim me 3 të 5, në të kundërt nuk ka Prokuror. Rama thotë hajt ta zgjedhim me pazar,” tha Alibeaj.

“Sot jemi më afër BE-së, dhe BE kërkon se përpara se të nisim negociatat të vijojmë me reformën në drejtësi. Ju nuk e keni dashur. Ligji për Vettingun e parashikon që për gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, prokurorët dhe Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm do të bëhet me përparësi,” tha Felaj.

“Një nga kushtet për Integrimin është lufta kundër krimit dhe për këtë arsye Rama po zvarritet dhe po na përgjërohet për një pakt, që në fakt është një pazar politik” tha  Alibeaj.

Debati:

Alibeaj: Ku shkoi e gjithë Reforma në Drejtësi? Ku shkoi kushti që kërkoi BE?  Përse gjyqtarët dhe prokurorët nuk kalojnë tek vettingu. Krimi do të duhet të godite nga një Prokuror i Përgjithshëm.

Felaj: Po jua athem edhe këtu edhe pse jua kam thënë edhe në komision. Kushtetuat mbajti një qëndrim tërësisht tjetër në raport me institucionin e prokurorisë.

Alibeja: Kjo është rrjeta e madhe ku do të binin të gjithë të korruptuarit. Ku janë peshqit e mëdhenj?

Felaj: Kushtetuta i hapi rrugë mundësisë që procesi i prokurorit të mos bllokohet. Ju mund të vazhdoni ti jepni mesazh krimit që vijoni se nuk ka prokuror të përgjithshëm.

Alibeaj: Krimi do të duhet të goditet nga një prokuror i përgjithshëm i cili s’do duhet të jetë i juaji. Krimi ka ngjyrën e partisë tuaj. Keni hallin e dosjeve të Tahirit, Dakos, Habilajve, Sejdinit, koncesnionet, incerenatorët etj.

Felaj: Po të jetë për dosje ju numëroj unë më shumë se sa keni ju. Ju keni dosje që keni vrarë njerëz, keni kryetar që ka vjedhur. Ka një çështje me lobimin, nëse keni frikë se ju del ndonjë gjë bëni mirë të keni frikë.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura