Debati në PS, Rama: Përqendrohuni te modernizimi i vendit, jo ‘ky ka punë’, ‘unë s’kam’

Nov 7, 2015 | 13:31
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama  duke shpalosur nga Korça fushatën për organizimin brenda PS-së, element thelbësor i të cilës është shtimi i anëtarësisë ka kritikuar atë që shpesh shndërrohet si debat kryesor brenda partisë; çështjen e punësimeve.

rama“Mot PS bën 25-vjetorin, pra hyn në moshë të pjekur, kemi objektiv të bëjmë 150 mijë anëtarë. Një PS që nuk mund të jetë e reduktohet në hapësirë ku debati e problemi kryesor dhe arsyeja kryesore për të bërë debat është puna, vetëm unë s’kam punë, po ai pse ka punë…këtu është një Shqipëri e tërë që ka një problem të madh me punësimin, por edhe një Shqipëri e tërë që shkon në punë e punon. PS sot e ka më të nevojshme që si lokomotiva e transformimit të jetë mjedisi ku debati dhe energjia të fokusohet te domosdoshmëria e modernizimit të vendit, arsimit”- tha Rama.

Gjatë fjalës së tij Rama theksoi domosdoshmërinë për të pastruar më tej Shqipërinë. “Jemi në moment kyc të mandatit qeverisës të rrugës së vendit që nga fillimi i përpjekjes për të ndërtuar një shtet funksional e deri më sot, sepse kishin kurajën të bënim reforma që të tjerët para nesh nuk e gjetën. Jemi në kushtet kur reformat janë në proces dhe pjesë e një operacioni të thellë në një organizëm të gjunjëzuar nga një kancer i përhapur në cdo pjesë të tij. Nëse do ishim dy vjet më parë, do thoshim të bëhemi bashkë të pastrojmë vendin, sot duam të bëhemi më shumë, PS të rrisë kapacitetet e saj në gjithë aspektet për të pastruar më tej Shqipërinë”- tha ai.

Sipas Ramës, në fushatën e dy vjeteve më parë kryefjala e njerëzve ishte krimi, krimi, krimi dhe kërkesa ishte vini rendin, na mbroni nga kriminelët dhe s’duam gjë tjetër.

“Kishim në situatë të krimit, që sot shumëkush e ka harruar, e keqja harrohet kollaj kur kalon, sot themi se e rilindëm policinë e shtetit. Kemi 50% më pak vrasje se në cdo vit të tranzicionit, por kemi punë për të pastruar më tej Shqipërinë nga krimi, në gjithë aspektet, sot shënjestra më e goditur nga kundërshtarët, jo vetëm PD, por kundershtaret politikë, e te reformave, është Ministri i Brendshëm e policia. Nuk hyj te ata që bësojnë se qeveria mund të bëjë mrekullira vetëm dhe e vetme, hyj te ata që në këtë detyrë jetojnë ngushtësisht me veshtirësinë e njerëzve, se cdo ditë duhet bërë më shumë”- tha Rama.   

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura