Debati në PS/ Rama i kthehet deputetëve: Nuk dua t’ia di nëse ka teserë PS apo LSI, mos më hyni mik për…

Oct 31, 2017 | 18:41
SHPËRNDAJE

Kryeministri Rama u ka dhene pergjigje te prere deputeteve qe dje ne mbledhjen me dyer te mbyllura te grupit te PS-se u ankuan per ministren e Arsimit, duke thene se testin per drejtore e kane fituar me shume njerez te LSI dhe PS.

Ra,ma

“Panorama” duke zbardhur debatin, ben me dije se ata kanë kërkuar që të ketë diferencime te drejtorët e shkollave që kanë dalë me rezultate të dobëta në testim, për shkak se një pjesë e mirë e tyre kanë mbështetur partinë socialiste.

Por, mësohet se Kryeministri Rama ka qenë i prerë për të mos bërë asnjë tolerim mbi bazë tesere partie, por të mbajë në punë ata drejtorë që kanë kaluar testimin. Rama u ka bërë apel deputetëve që të mos ndërhyjnë pranë ministrave apo drejtorëve të mëdhenj që të punësojnë marangozë për t’u bërë drejtues apo shefa të mëdhenj.

Rama: Do jap një përgjigje para se të iki në lidhje me drejtorët. Nuk dua t’ia di nëse ka teserë PS apo LSI, kush e meriton, do të qëndrojë në punë, kush nuk e meriton, të gjejë punë tjetër. Nuk mund t’ia lemë në dorë të të paaftëve fëmijët tanë, se nuk na nderon as ne si parti dhe as shoqërinë.

Duhet të marrë fund njëherë e mirë kjo historia e drejtorëve me teserë partie, reformat do të bëhen njëlloj në të gjithë sektorët.

Po jua them si Kryeministër, nuk dua të dëgjoj të hyni mik te ministrat për të bërë drejtorë apo shefa në administratë, marangozë, njerëz që nuk kanë arsimin përkatës dhe as këngëtarë apo instrumentistë në vend të elektricistëve të OSHEE-së. (largohet nga mbledhja për shkak të axhendës)

Debatin e plote ne mbledhjen e grupit te PS e lexoni sot ne “Panorama” print 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura