Debati në Kuvend për Dosjet, kryetarja Sula: Duam fonde shtesë dhe…

Nov 13, 2017 | 10:52
SHPËRNDAJE

Komisioni i ligjeve ka marrë sot në shqyrtim projektbuxhetin për Autoritetin e Hapjes së Dosjeve. E pranishme në komision, kryetarja e këtij Autoriteti, Gentjana Sula e cila u shpreh se nevojiten fonde shtesë për dixhitalizimin e fondit të dokumenteve dhe rritjen e stafit të punonjësve.

Ulsi Manja, duke folur gjate nje mbledhje te Komisionit per Ceshtjet Ligjore, Administraten Publike dhe te Drejtat e Njeriut, ku eshte thirrur per te raportuar ministrija e Drejtesise, Etilda Gjonaj. Kjo mbledhje u bojkotua nga deputetet e PD./r/n/r/nUlsi Manja, speaks during a meeting of the Committee on Legal Affairs, Public Administration and Human Rights.

“Na duhet të plotësojmë strukturën dhe të restaurojmë godinën. Duam shpenzime operative për paga, kemi vetëm gjysmën e stafit të nevojshëm. Kemi informacion të klasifikuar. Duam siguri. Kamera. Alarme kundër zjarrit. Duam sigurim fizik të informacionit të klasifikuar. Është siguri kombëtare”, u shpreh ajo.

Më tej Sula tha se: “Sa i takon investimeve, kemi marrë në dorë një fond të rëndësishëm me dhjetëra miliona faqe të shpërndarë në zyra të papërshtatshme. Kërkojmë fonde shtesë edhe për dixhitalizimin e fondit të dokumenteve”.

Ndërsa përfaqësuesi i ministrisë së Financave tha se Autoritetit i janë shtuar 10 veta si staf, ndërsa fokusi mbetet ndërtesa. “Të zgjedhim me prioritet. Të bëjmë godinën për Autoritetin e Hapjes së Dosjeve”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura