Debati/ Në emisionin e saj u kritikua Stefi Prifti, pendohet Magjistari: Mos u shqetëso, publiku dëgjon…

Dec 9, 2017 | 20:26
SHPËRNDAJE

Bëri bujë sot një status i këngëtarit të mirënjohur Stefi Prifti, me të cilin ai i drejtohej Rudina Magjistarit ku në një farë mënyre e kritikonte për përzgjedhjen e të ftuarve në studio për të folur mbi performancat e këngëtarëve në “Kënga Magjike”.

rudina-magjistari

“A mund te me thote dikush, – ky vend qe quhet Shqiperi, nuk ka muzikante dhe kritike arti për te vleresuar muziken Shqiptare? Mendoj se ishte një përzgjedhje e keqe e vete moderatores për ketë analizë”, shkruante ndër të tjera Stefi Prifti.

Pak orë më vonë ka reaguar edhe Rudina Magjistari e cila ka replikuar në statusin e Priftit duke e sqaruar se paneli ishte mbledhur për të bërë një bisedë të lirë dhe jo një analizë muzikore. Në fund të replikës, Magjistari i shkruan Priftit të mos shqetësohet për vlerësimin e publikut sepse ai dëgjon zemrën.

rudina

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura