Debati në distancë, Xhafaj: Doda e Idrizi nuk erdhën të mbrojnë ligjin e dosjeve. Deputetja: Ai preket si ish-sekretar rinie

Mar 4, 2015 | 11:40
SHPËRNDAJE

Deputetja e PD-së, Mesila Doda, propozuesja e njërit prej projektligjeve për hapjen e dosjeve, ka akuzuar kryetarin e Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj, për shmangie të qëllimtë të shqyrtimit të draftit prezantuar prej këtij grupimi, pasi sipas saj preket direkt nga ligji në fjalë, për shkak të së shkuarës së tij si ish sekretar i rinisë komuniste.

Fatmir Xhafa/ Mesila Doda

Në një postim në rrjetin social Facebook, Doda shkruan se diskutimi i sotëm në Komisionin e Ligjeve nisi me shqyrtimin e variantit të qeverisë, me referues ministrin e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Veliaj, ndërkohë që propozuesve të draftit tjetër nuk u është dhënë koha e mjaftueshme për këtë diskutim.

Ndërkohë që vetë kreu i komisionit Xhafaj, ka thënë se Doda dhe Idrizi nuk u paraqitën në komision për të mbrojtur variantin e tyre. 

 Postimi i plote i deputetes Doda 

Nje tjeter standard demokratik i shkelur

Kryetari i komisionit te ligjeve Fatmir Xhafa, personi qe preket drejtperdrejt nga ligji i dosjeve si ish-sekretar i rinise komuniste shqiptare, sot c’beri nje tjeter procedure parlamentare.

Pa as 24 ore paralajmerim, kerkoi qe te shqyrtonte me urgjence ligjin e lustracionit qe nderkohe e kishte lene te flinte per me shume se tre muaj ne sirtaret e komisioneve dhe nuk pranoi ne asnje menyre qe te ishin te pranishem ne seancen e shqyrtimit ne komisionin e ligjeve hartuesit e ligjit, perkatesisht Grupi Shqiptar per te Drejtat e njeriut, dhe as shoqatat e tjera qe e mbeshtesin Studentet e Dhjetorit dhe te persekutuarit politik.

Ne keto kushte nuk mund te shqyrtohet nje projektligj, i cili tenton te kaloje pa plotesuar kushtet minimale qe eshte ajo e pranise ne komisione parlamentare te hartuesve te projektligjit.Si deputete mbeshtetese, deklaroj se do jem ne cdo komision bashke me hartuesit e projektligjit dhe me perfaqesuesit e tjere qe e kane mbeshtetur publikisht ligjin, pasi ky eshte dhe do te jete me cdo kusht nje proces real e i vertete, jo grushte me uje per te shpelare krimet e komunisteve dhe spiuneve te dikurshem.

Lustracioni do shkoje drejt referendumit nese komunistet i ngrejne murin bllokues ligjit qe na ndan nga e kaluara jone e shemtuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura