Debati/ Manja: Ramën e votuan. I kthehet Lubonja: Edhe Putini me Erdogan marrin vota

Nov 23, 2017 | 22:05
SHPËRNDAJE

Një përplasje e fortë është regjistruar në emisionin “Të Paekspozuarit”, mes analistit Fatos Lubonja dhe deputeti socialist Ulsi Manja. Ky i fundit mbrojti me fanatizëm qeverinë e Edi Ramës, duke thënë se është votuar në zgjedhjet e 25 qershorit. Por analisti Lubonja iu kthye duke thënë se vota marrin edhe Putini me Erdogan që kanë pushtete autoritare.

lubonj maja

Ulsi Manja: Nuk e rrëzoni dot Ramën, sepse e ka votuar populli në 25 qershor. Zgjedhjet kanë treguar Të kesh tendencën për të nxirë gjithçka, qofshin këta që e thonë. Unë nuk ndaj asnjë mendim me këtë.

Lubonja: Ashtu ka fituar edhe Putini dhe Erdogani, ça flet mo kështu?!

Manja: Ka rënë shteti, po diskutoni sin ë mesjetë. Ne po presim hapjen e negociatave. Shqiptarët janë të mençur.

Lubonja: Aq budallenjë nuk jemi.

Manja: Ai nuk jeton këtu, jeton në hënë. Ja thirrje për turbullirë publike. Në 4 vite që unë dëgjoj Lubonjën, ai thotë që Shqipëria është luftë.

Lubonja: Shqipëria është luftë bandash. Ti do ti shesësh botën virtuale shqiptarëve./Tpz

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura