DEBATI/ Kryeprokurori i ri, Xhafaj përplaset edhe me Vasilika Hysin

Jul 27, 2016 | 13:00
SHPËRNDAJE

Pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese me konsensus, ligjvënësit kanë shtyrë për në muajin shtator shqyrtimin e 7 projektligjeve që mundësojnë zbatimin e Reformës në Drejtësi. Por, kreu i Kuvendit, Ilir Meta tha sot ne nje interiviste per “Zerin e Amerikes” se Parlamenti do te mblidhet ne cdo moment qe do te jete e nevojshme per te mirtua keto shtate ligje.

komisioni i reformes

DEBATI

Edhe pse opozita nuk ka qenë e pranishme gjatë shqyrtimit të nismave, deputetët e PS-së janë përfshirë në debate për emërimin e Prokurorit të ri të Përgjithshëm gjatë mbledhjeve pa media të Komisionit të Reformës.

Deputetja e PS-së, Vasilika Hysi, gjatë shqyrtimit të projektligjit “Për funksionimin e Prokurorisë së Përgjithshme”, ka ngritur si shqetësim faktin se për kandidatin për kryeprokuror nuk mund të bëhet verifikimi nëse ka qenë apo është bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit apo i agjenturave të ndryshme.

“Ju keni parashikuar, me shumë të drejtë, që Prokurori i Përgjithshëm nuk duhet të ketë qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Në ligjin ‘Për qeverisjen e pushtetit gjyqësor’ ju keni vënë afate qoftë për Prokurorin e Përgjithshëm, qoftë edhe për anëtarët e tjerë, për të cilët verifikimi duhet bërë brenda shtatë ditëve. Në momentin kur ne nuk i kemi hapur ende dosjet, si mund të arrihet verifikimi nëse personi ka qenë punonjës i organeve të ish-Sigurimit të Shtetit, bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit ose i favorizuar prej tij?”, ka thënë Hysi.

Por kryetari i Komisionit ka ironizuar me Hysin, duke thënë se dosjet mund të mos hapen asnjëherë. “Kur të hapen dosjet, do të bëjmë Prokuror të Përgjithshëm në Shqipëri! Ja nuk hapen asnjëherë dosjet, si do të bëjmë? Do t’u drejtohen autoriteteve që kanë sot akses mbi to dhe do të kthejnë përgjigje. Në qoftë se ato kthejnë përgjigje: ‘Është në rregull’. Më kupton? Se nuk do të presim ne sa të bëhet autoriteti. Kur të bëhet… se nuk bëhet dot, zonja Hysi”, është shprehur Xhafaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura