Debati/ Koduzi sjell certifikatën pacientit: Ndërroi jetë nga Covid, por… Brataj: Do përfundosh në Prokurori

Nov 23, 2020 | 22:48
SHPËRNDAJE

Shefi i Departamentit të Shëndetësisë pranë Partisë Demokratike, Gazmend Koduzi ka sjell certifikatën e një të vdekuri sipas të cilit, edhe pse kishte ndërruar jetë nga Covid nuk ishte raportuar nga Ministria e Shëndetësisë në asnjë raport ditor.

o10-5

Koduzi tha se ai kishte ndërruar jetë më 16.11.2020.

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj tha se “mos bëj gabim se do përfundosh në prokurori”.

Debati:

Gazmend Koduzi: Ma ka dhënë familjari, nuk është raportuar si viktimë e Covid-19

Skënder Brataj: Jo pra, ta ka dhënë mjeku ty, po lëri ato…mos bëj kështu gabimesh

Gazmend Koduzi: Ma ka dhënë familjari, është shoku im…

Skënder Brataj: Posi ngelët duke ndjekur njerëzit ju… Na lini ore të bëjmë punën. Nxirre autorizimin që ta ka dhënë familjari.

Gazmend Koduzi: E kam

Skënder Brataj: Po nxirre këtu, pra nëse e ke.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura