Debati i plotë/ Shpërthen Blushi: Qeveria po merr borxhe për fasada, kjo quhet luksokraci

Nov 24, 2015 | 10:20
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë Socialiste, Ben Blushi, ka shpërthyer në akuza në drejtim të qeverisë për rritjen e borxhit publik në dy vitet e para të qeverisjes.

Gjatë diskutimit të buxhetit të vitit 2016, që qeveria ka parashikuar për Ministrinë e Jashtme, Blushi ka shkëmbyer debate të ashpra me zv.ministrin e Financave, Erion Luçi. Shqetësimi i deputetit të maxhorancës lidhej me rritjen e borxhit publik dhe marrjen e tij për pagimin e pensioneve dhe pagave në një kohë që mungojnë plotësisht investimet publike.

Blushi e konsideroi luksokraci vendimmarrjen e qeverisë për të marrë borxh për shatërvanë, pishina, palestra dhe kulla, në një kohë që sipas tij, pas dy viteve qeverisje, nuk është ndërtuar asnjë metër rrugë.

 

blushi1

Gjatë diskutimit të tij në Komisionin e Politikës së Jashtme në Kuvend, Blushi u ka kujtuar kolegëve të tij të maxhorancës edhe premtimin elektoral që Partia Socialiste bëri para se të vinte në pushtet për uljen e borxhit publik.

Edhe pse tentoi në mënyrë të përsëritur për të marrë një shifër ekzakte nga numri dy i Financave, lidhur me nivelin e borxhit në vend, Blushi mori vetëm përqindje dhe arsyetime.

Për këtë fakt, deputeti i PS-së u kërkoi kolegëve të tij të shumicës që të mos e gjejnë te qeveria Berisha problemin për rritjen e borxhit, pasi, siç sqaroi edhe Blushi, ishte pikërisht niveli i borxhit dhe problemet që shkaktuan në 8 vite ato që e çuan PD-në në opozitë, ku është edhe sot.

DEBATI NE KOMISION 

1

2

34567

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura