Paloka: Akuzohesh për dy vrasje, dorëhiqu. Meta: Thërrisni urgjencën të qetësojë opozitën. Debati i plotë

Mar 5, 2015 | 11:00
SHPËRNDAJE

Ne nisje te seances, gjate gjithe fjales se Palokes, ka pasur shkembime replikash mes tij, Metes dhe deputeteve te tjere te PD-se, qe kane folur nga vendi. Meta ka ironizuar me Topallin, duke i thene se ajo pret me padurim qe ai te lere vendin e ne vend te tij, PD te vendose Doshin, por kete gje nuk mund ta beje.  

Plaoka ne Kuvend

Paloka: Të kesh turp që je ulur në atë karrige

Meta: Turpi më i madhë është që fillova me 25 miniuta vonesë duke iu pritur juve.

Paloka: Qytetaret shqiptarë, e gjithë bota ka mësuar se ky që qëndron në atë karrige është akuzuar nga deputetë të këtij parlamenti se ka paguar vrasë me pagesë për të eliminuar dy deputet të këtij kuvendi..ne si PD i kërkuam që ditën e parë të bëjë aktin më norlmal që do kërkonte kushdo, të japë doreheqjn e të paraqitet para drejtësisë…nqs je i pafajshëm atehere kthehu aty ku je, por nuk mundesh qe me keta këtu që në 21 Janar donin te digjnin Shqiperine, e këta sot paskan vendosur të të mbrojnë, se di si e ke marrë guximin të ulesh aty, shpresoja të paktën të gjea Vangjel Dulen. 

Meta: Ju lutem ca kërkese keni zoti Paloka?

Paloka: Kërkesa është e qartë, që ju të mos qëndroni në atë karrige.

Meta: Ju keni bërë një kërkëse për shkarkim, mblidheni Këshillin e Legjislacionit tani ta fillojmë me kërkëesën për shkarkim, jam gati ta shkel prap rregulloren për ju.

Paloka: Kur një njeri i akuzuar per vrasje na kujton rregullore, kur ministri i Brendshem tanon vrases me pagese ne zyren e tij…

Paloka: Ju mendoni se do talleni me shqiptarët, shi si qeshni këta, deputeti i këtyre ka akuzuar kreun e kuvendit

Meta: Është deputeti juaj që nga e hëna

Paloka: I yni është se e nxirri dhe mburreshit me të, ka thyer Shkodrën dhe në 21 janar i yni ishte ky

Meta: Nga e hera është juaji i askujt tjetër

Paloka: Ore absolutisht por ai është joni që në momentin

Meta; Mund ta bëni edhe kryetar, nuk bëhet njeri xheloz

Paloka: U morët vesh se kush duhet të përfundonte në burg, u vendos për 6 muaj se kush do denigrohej, për të inkriminuar e mbajtët 12 vjet deputet por se doli nga linja, absolutisht nuk vazhdon ku kuvend nëse ai zotëria rri aty, ju mund të talleni me veten dhe me shqiptarët. Shqiptarët po përfundojnë në burgje, po vrasin veten

Meta; keni kaluar kohën, ju lutem, nëse keni ndonjë kërkesë të qartë bëjeni

Paloka: Drejton shtetin dhe kuvendin një njeri i akuzuar për vrasje, nuk po themi që je vrasës, po dorëzohu para drejtësisë, fakti që nxjerr të akuzuarin e parë të Shkallnueir të tregojë histori dhe të akuzojë këdo që e thotë nga ;90 krimineli është Berisha, fakti që nxjerr Brahon nuk tregon që je i pafajshëm,

Meta: keni kaluar kohën, Topalli e kuptoj padurimin tuaj që të iki unë e të vi Toma këtu, por më vjen keq nuk e bëj dot këtë gjë

Paloka: Tahiri është i akuzuar direkt edhe ai se ka pasur dijeni të plotë për ngjarjen, nxjerr gënjeshtar drejtorin e policisë.

Meta: Kërko interpelancë më ministrin e Brendshëm dhe cdo ministër

Paloka: Ikni sa më shpejt, kjo është gjëja më e mirë

Meta: Fjalën e ka Stërkaj, ju lutem mos e ulni nivelin e opozitës, mos bini në nivele kaq banale, mos u sillni si kontigjente të rrugës, Topalli ulu aty. Beqja lajmëroni urgjencën dhe shërbimin e shëndetit mendor, do kujdesemi për ju, patjetër. Pesë minuta pushim sa të qetësoheni, merrni ilaçet qetësohuni, nëse doni kërkesën për shkarkim menjëherë jam gati të respektoj procedurën tuaj. 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura