Debati i ashpër/ Zbulohen prapaskenat nga përplasja Maldini-Donaruma: S’paguaj 40 milionë euro për…

May 27, 2021 | 9:38
SHPËRNDAJE

Ditët kalojnë dhe, siç ndodh zakonisht, shtohen detajet që plotësojnë mozaikun e largimit të Xhanluixhi Donarumës nga Milani. Portieri ka një kontratë deri më 30 qershor, por nuk do të ketë asnjë zgjatje të saj. Diferenca mes ofertës dhe kërkesës ishte tepër e madhe e nuk do të mbushet kurrë. Sipas “Il Giornale”, portieri priti kualifikimin e Milanit në Champions me shpresën se klubi do t’i ofronte më tepër, por me sa duket, nuk i kishte bërë mirë llogaritë me durimin e drejtuesve. Të lodhur nga justifikimet e 22- vjeçarit, drejtuesit vendosën unanimisht për të investuar te Majk Menja i Lilës, ndërkohë që Xhixho ka mbetur pa kontratë e pa skuadër.

Hellas Verona FC  v AC Milan - Serie A

BALLAFAQIMI – Sipas rindërtimit të ngjarjeve nga ana e së përditshmes italiane, mes portierit dhe drejtori Maldini kontaktet kanë qenë të vazhdueshme. Në ballafaqimin e fundit mes tyre, mësohet se Xhixho e ka njoftuar eprorin se çdo vendimmarrje do të lidhet me vullnetin e menaxherit të tij, Mino Raiola. “Do të bëj siç do më thotë Mino”, ka qenë qëndrimi i Xhixhos që e ka shqetësuar, por jo lëkundur Paolo Maldinin. Pasi ka njohur pozicionin e numrit 99, drejtori i ka dhënë fillesë operacionit “Menja” që do t’i kushtojë arkave të klubit 13 milionë euro për kartonin dhe rreth 15 milionë të tjera për rrogën e 25-vjeçarit në pesë sezonet e ardhshme.

Praktikisht, Milani zgjodhi të humbte Donarumën pa përfituar asgjë sesa të bënte lojën e Raiolës, i cili thuhet se kërkoi 10 milionë euro neto (20 mln nëse llogaritim taksat) për dy vjet, pa klauzolë lirimi që ta shiste atë tek ofertuesi më i lartë sapo pandemia të kishte përfunduar. Përgjigjja e Maldinit dukshëm ishte shumë e qartë: “Na vjen keq, por nuk po shpenzojmë 40 milionë euro për marrjen me qira të Xhixhos!”, çka bëri që palët të merrnin drejtime të ndryshme.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura