Debati/ Grida Duma kërkon listën e kompanive që përfitojnë nga akti normativ, ish-ministrja: Mos na mbani peng

Jun 27, 2022 | 13:38
SHPËRNDAJE

Mbledhja e komisionit për Çështjet Sociale u shoqërua me debate të forta mbi aktin normativ të qeverisë për kompensimin e çmimeve për kompanitë që kryejnë punë publike, pas ndryshimit të çmimeve.

Gjatë debateve, u hodhën akuza nga opozita se po përfitojnë kompani të oligarkëve. Zv. ministri i Infrastrukturës Ilir Bejtja tha se do jetë 6 miliardë lekë fatura financiare për rimbursimin.

Kryetarja e komisionit, Grida Duma kërkoi që të sillet lista me emrat e kompanive që përfitonin nga ky akt normativ.

grida duma

Ndërkohë, në replikë është përfshirë ish-ministrja Anila Denaj, e cila akuzoi Dumën si kryetare të këtij komisioni se po pengon punën. Denaj kërkoi që Duam të nxirrte në votim shtyrjen e mbledhjes së sotme, gjë që u refuzua nga kryetarja e Komisionit.

Në cilësinë e zv/kryetares së Komisionit, Denaj hapi votimin, duke u rrëzuar shtyrja, ndërkohë që Sekretaria konfirmoi se ky proces shpallej nga kryetarja.

DEBATET

Grida Duma: Jakupllari tha se është ndërhyrje në konkurrencë. Në një ekonomi në krizë, që ty të ka rënë konsumi…

Anila Denaj: Nëse një qytetar në Kurbin është në apartament falas si mund të krahasohet me atë që kërkon shtëpi në bllok. Është marrëdhënie ndryshe private. Pra janë dy target të ndryshëm grupi.

Grida Duma: Target janë të ndryshme, por një kompani është e mbrojtur dhe tjetra jo. Ky është i njëjti treg, dhe po flasim për konkurrencën. A ta vazhdojë të bëjë kontratën ai që e ka detyrim. Po kur fitojnë më shumë ata ia ulni pagesat? Fondin e ka marrë ai 99%, por në rast se çmimi i betonit do të ulej do ia ulje dhe ti çmimin?

Ilir Bejtja: Meqë është situatë e vështirë, ne themi; po reflektojnë ndryshimin e çmimit të këtyre mallrave. Më thatë politikisht se të gjithë kontraktuesit që po flasim nuk janë armiq të popullit, por kompani shqiptare. Ky citimi’ oligarkë’ etje, është i gabuar. Me këtë logjikë duhet t’i kishim internuar. Por nuk ndodh, jemi në kushtet e konkurrencës dhe lirisë

Grida Duma: Ndodh kjo që s’ke më mjekë dhe infermierë dhe hidraulikë se ikin. S’ke asnjë paketë për profesionistët.

Ilir Bejtja: E ke gabim. Kjo politikë që ndiqni ju i çon njerëzit jashtë. Si kemi çuar ne njerëzit jashtë, por është treg.

Grida Duma: Lista e kompanive që prek ky akt normativ, e kërkojmë me listë, zyrtarisht.
Ilir Bejtja: Mund të mos preken, preken mallrat.

Grida Duma: Listën e prokurimeve ve mbi të cilat ju jeni bazuar
Ilir Bejtja: Ne ju sjellim një listë, dhe ato duhet të sjellin argumentin nëse preken.

Grida Duma: S’e besoj se shtysa për këtë akt normativ është se keni parë që çmimi është rritur dhe…

Anila Denaj: Ky është spekulim. Çfarë kërkoni?
Ilir Bejtja: Do jua sjellim këtë listë kur të zbardhen emrat e përfituesve.

Grida Duma: Kështu është kur ndahesh në palë. Themi ta shtyjmë këtë mbledhje dhe të na sillni dokumentacionin shtesë. Pa një faturë financiare ekzakte s’mund të marrim asnjë qëndrim. Ndaj ne kërkojmë listën e atyre kompanive.

Anila Denaj: E kemi aprovuar në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, si komision përgjegjës, dhe të gjitha debatet jo në këtë formë, kanë ndodhur. Kostoja financiare u artikulua.

Petrit Vasili: Ne kërkojmë rregullueshmërinë. Jam i detyruar që të kujtojë se ky Parlament, por s’ka ndodhur kurrë që Komisioni përgjegjës jep vendimin pasi komisionet shprehen. E meqenëse ndodh logjika e faktit të kryer, votat e mundësojnë, por këtu jemi jashtë çdo procedure. Të jemi objektiv, nga kaq në kaq…vota bën mrekullira, por dhe hatara. S’ka faturë financiare aproksimative. S’mund të jetë, edhe dy, edhe një. Votojeni, s’ka vështirësi, por nuk është serioze. Si do shkojë ky akt në Kuvend? Ne opozita kërkojmë korrektesë. Ne s’themi dot se; s’ka gjë. Por se themi, se ka gjë. Është rritur vaji 3 herë. Ky është fakt. S’po gënjej. Po kështu dhe ai kamioni që i shpie në punë, është rritur karburanti. Çmimet në Maqedoninë e Veriut janë më të ulëta. Gojën s’ua ndalim dot më njerëzve, se gojën ta hap halli.

Grida Duma: Ju mund të doni ta hidhni në votim, por s’mund të hedh në votim kërkesën për informacion. S’ka lidhje shtyrja. Mos më trego se ça do bëjë, se e di vetë. Rregullorja parashikon kërkesën e informacionit.

Anila Denaj: Hidhet në votim shtyrja. Ju lutem. Në momentin kur nuk hidhet në votim shtyrja, bëni kërkesë. Pas propozimit tuaj kërkoj që të hidhet në votim shtyrja. Shërbimet duhet të na ndihmojnë juridikisht në këtë proces. Ne jemi përgjegjës për të diskutuar këtë diskurs.

Grida Duma:: Të marrim vendim për atë që është dhënë vendim. Është marrë, e keni kaluar në seancë.

Anila Denaj: Duhet të hidhet në votim kërkesa për shtyrje.

Grida Duma:Se çfarë bëhet, atë e di unë.

Anila Denaj: Kërkojmë hedhje në votim, pastaj të tjerat.

Vasili: Ju keni ngritur kërkesën për informacion. Dhe unë po ashtu. Të drejtën që të sugjerojë dhe për të paraqitur sugjerime e kemi. Ka detyrë që komisioni të shqyrtojë. Votojeni vetë dhe hajde, mos e sillni këtu fare. Pse quhet për dhënie mendimi’. Ndaj përcillen këto shqetësime.

Anila Denaj: Ne sot kemi për detyrë që të japim mendimin tonë. Zoti Vasili, mundem…

Grida Duma: Jo nuk mundeni më. Nuk mundeni, pa jua dhënë unë fjalën. Pas vërejtjes time do jua jap fjalën. Po them diçka tjetër. Ne po kërkojmë; duam informacion zyrtar të saktë. Mbi atë informacion zyrtar të saktë, do kemi sugjerime tona dhe do i parashtrojmë ato në komision. Anila pse bën zhurmuesin? Ça halli keni?

Anila Denaj: Ju po bëni diskursin tuaj personal, bëjeni në Kuvend.

Grida Duma: Çfarë diskursi personal po bëj? Po sillem normalisht. Nuk lejoj askënd që të flasë me urdhërore. Ju mund të jeni, por rregullat nuk janë sasi.

Anila Denaj: Mos e mbani peng komisionin

Grida Duma: Atëherë qetësi! Rregullat nuk janë çështjes kartoni. Rregullorja përfshin faktin q kërkohet informacion. Nuk na kompleksoni, as nëse jeni 3 veta më shumë apo më pak. Bëjmë 5 minuta pushim, mbylleni

Anila Denaj: Në mënyrë absolute rregullorja e Kuvendit zbatohet. Unë kërkoj që të vazhdojë mbledhja, të kalohet në votim për shtyrje. Pse mbahet peng komisioni i shëndetësisë për kryetarin? Po mbroni me diskurse duke mbajtur peng.

Grida Duma: Ça kam personale këtu? Personale mund ta keni ju.

Anila Denaj: Të vazhdojmë me rregulloren e Kuvendit. Kush e hedh në votim?! Unë. Do hedhim në votim shtyrjen. Nuk shtyhet… (votohet)

Grida Duma sekretarisë: Kush e hedh në propozim shtyrjen?

Sekretari: E hedh kryetarja

Grida Duma: Atëherë për ça po flitet. Po ça kujtoni ju se ajo që është e dukshme se doni t’i jepni oligarkëve? Nuk ka shtyrje, duam dokumentet. Pikë mbaroi!

Anëtari i PS: Po shkel një të drejtë kushtetuese. Po e keqpërdorni mikrofonin dhe detyrën. Çdo vendim që merr komision, hidhet.

Grida Duma:  Kaq po ju them dhe unë. Kur kryetari i Komisionit e hedh në votim, bëhet procedura.

Anëtari i PS: Nëse falimentojnë kompanitë, ai qytetari se ble dot vajin.

Grida Duma: Ai oligarku merr, këta të tjerët nuk paguajnë dot as vajin dhe qiranë.
Ilir Metaj: Të ruajmë qetësinë. Nëse mendoni se këtë vend ta përdorni për destinacione të tilla, nuk është etike, Akti Normativ do të votohet sot, ka marrë fund ky diskutim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura