“Debati civil është thelbësor për demokracinë”/ Pas takimit me Lindita Nikollën reagon Kim: E lumtur të shoh parlamentin të plotësuar me opozitën

Sep 17, 2021 | 14:00
SHPËRNDAJE

Pas takimit me kryeparlamentaren Lindita Nikolla, ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar në rrjetet sociale.

Përmes një postimi në Twitter, ajo uron Nikollën për detyrën e re teksa thekson rëndësinë e plotësimit të parlamentit.

Diplomatja amerikane shkruan se është e kënaqur që sheh sërish Parlamentin më forcë të plotë, duke përfshirë dhe opozitën.

Më tej Kim shkruan se respektimi i diversitetit të pikëpamjeve dhe debati civil janë thelbësore për demokracinë.

“Kam kënaqësinë të urojë Lindita Nikollën si kryeparlamentarja e re e Kuvendit të Shqipërisë. Është mirë të shoh Parlamentin përsëri me forcë të plotë, me opozitën e pranishme dhe duke folur hapur. Respektimi i diversitetit të pikëpamjeve, debati civil dhe bashkëpunimi aty ku është e mundur janë thelbësore për demokracinë dhe llogaridhënien para votuesve” – shkruan Yuri Kim.

Ambasadorja Yuri Kim u takua mëngjesin e sotëm më kryeparlamentaren e re Lindita Nikollën. Takimi u zhvillua në kryesinë e Kuvendit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura