Debati/ Baton Haxhiu: Meta, shantazh opozitës për shkak të… Andi Betja: Pse bën llaka-llaka kot o burrë. Kundërpërgjigjet gazetari nga Kosova

Feb 20, 2020 | 23:13
SHPËRNDAJE

Analisti nga Kosova, Baton Haxhiu mendon se lëvizja e radhës e presidentit Ilir Meta është moralisht problematike dhe politikisht legjitim.

meta-ssss

Ai tha në emisionin Opinion se Meta i bën një lloj shantazhi opozitës.

Baton Haxhiu: Para sa të flas për atë që mund të ndodhë, dua të interpretoj dëshirën e Presidentit të vendit. Kjo më ngjan me situatën e vitit 2004 para se të formohej LSI, kur zoti Meta iku nga Partia Socialiste. Ky pozicionim i Presidentit është moralisht problematik dhe politikisht legjitim. Moralisht problematik se presidenti i vendit përfaqëson unitetin dhe politikisht legjitim se ai do ia krijojë një hapësirë politike vetes dhe vetmisë së tij si politikan. Për mua nënkupton që zoti Meta i bën një lloj shantazhi opozitës, e cila është larguar dhe orientimin e saj politik, flas për Bashën, e ka për një tjetër perspektivë politike dhe ndoshta të një marrëveshje të ardhme për zgjedhjet në Shqipëri.

Marrëveshje për zgjedhje dhe ndoshta një koalicion të madh, ku e dimë. Në një farë mënyre dhe opozita e kryesuar nga Basha edhe Rama kanë një dëshirë që duan të largohen nga partitë e vogla. Kjo është analizë. E dyta, është një pozicionim i Metës duke provuar ta kontrollojë Gjykatën Kushtetuese përmes ngritjes së një kauze politike për një marrëveshje me Ramën. Për arsye se nëse do ta kemi në Gjykatë Kushtetuese çdo vendim i Venecias do ta vinte në pozitë të vështirë Gjykatën Kushtetuese për të shkarkuar Metën. Meta ka të drejtë të ndërtojë kauzën. Ligjërisht unë nuk e komentoj.

Andi Bejtja: Po atëherë pse bën llaka-llaka kot o burrë. Këtu është thelbi.

Baton Haxhiu: Ai që po flet llaka-llaka le të shkojë në shtëpinë të vetë dhe mos ta keqpërdor studion në mënyrë të pamoralshme. Nëse ka argument ta thotë, llaka-llaka nuk përdoren në studio. Argumenti i fundit që desha ta them, unë mendoj se pozicionimi i Metës është politik dhe e drejta e tij që të krijojë një kauzë të re dhe të formojë parti politike dhe pajtohem me Shkullakun që më e mira të ishte të jap dorëheqjen edhe të formojë parti./ Opinion.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura