Debatet/ ‘Rama kriminel’, tension në Kuvend. PS i pret fjalën Berishës

May 26, 2016 | 14:17
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Pas pushimit 5 minutësh kërkuar nga Balla e Ruçi, ka nisur me debate dhe replika seanca mes kreut të grupit parlamentar të PS dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ky i fundit dënoi heqjen e fjalës dhe ndërprerjen e seancës ndërsa Ruçi kërkonte fjalën për procedurë.

Ruçi: Kërkova unë pushim

Berisha: Kërkove në mes të fjalës sime të kërkosh ndjesë se më ndërpreve fjalën

Ish Kryeministri, Sali Berisha, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku eshte debatuar ne lidhje me arrestimin e Emiljano Shullazit dhe kercenimet ndaj kandidatit per rektor ne Universitetin e Tiranes, Mynyr Koni./r/n/r/nFormer Prime Minister Sali Berisha, speaks during a parliamentary session.

Idrizi: Unë e hapa seancën ju nuk e kërkuat fjalën në atë moment.

Berisha: Këta e bëjnë parlamentin të paqetë. Tani do sqaroj dy gjëra…

Ruçi kërkon fjalën. Idrizi ndërpret seancën sërish


Debatet, Berisha dhe Ruci ne parlament… by gazeta-panorama

Berisha e quan Ramën kriminel, rriten tensionet në Kuvend. PS kërkon pushim

Janë rritur tensionet në Kuvendin e Shqipërisë teksa e ka marrë fjalën ish-kryeministri Sali Berisha. Ky i fundit e ka quajtur kryeministrin Edi Rama “kriminel”, teksa grupi parlamentar i PS ka reaguar dhe ka kërkuar 5 minuta pushim.

Berisha: Shpreh vlerësimin tim të madh për këtë ligj se faktoi qe vrasësit i futi në parlament Edi Rama, faktoi turpin e madh se si përpiqen për të fshehur kokën si struci në diell, të krahasojnë vrasjen me kundravajtjen ligjore në rrugë, të krahasojnë vrasjen me arrestimin politik, me nenet 55 dhe të tjera, me këtë sa i hiqni maskën vetes dhe dukeni më kriminelë se kurrë.

Berisha e quan Ramën kriminel, rriten tensionet… by gazeta-panorama

Dua të denoncoj këtu Ramën si një armik të egër të qenies sonë kombëtare. Cfarë do ti thoshtë ne një fjalim një diplomat i huaj një personaliteti shqiptar, do i thoshte po Edi Rama më ka pohuar sinqerisht se ka rekrutuar nga zonat e Veriut vrasës kriminel e trafikantë se në ato zona vetëm me të tillë ia dilet.

E para në këtë mënyrë Rama me një racizëm të ulët, të ndyrë antishqiptar e antikombëtar paraqet Veriun si pullë kriminelësh dhe dijeni të dashur qytetar nga rrethet e Veriut e Verilindjes se ky është koncepti i tij antishqiptar për ju.

Ky s’është zotëri, është një kriminel i vërtetë…i thotë të huajve e diplomatëve kryesorë se Veriu…

Nderhyn Balla dhe Ruci

“Më lër të flas se është cështje e rëndësishme kjo”,- i drejtohet Berisha, Ruçit dhe Ballës.

Balla kërkon 5 minuta pushim

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura