Debatet pa mikrofon/ Braçe, Berishës: Ik ore bandit, i ke hundët me pudër

Apr 18, 2015 | 13:06
SHPËRNDAJE

Të shumta ishin debatet në distancë mes ish kryeministrit Sali Berisha dhe deputetit të PS-së, Erjon Braçe në mbledhjen e djeshme të Kuvendit.

Berisha dhe Braçe gjate nje seance në Parlament

Gazeta Panorama ka zbardhur sot të gjitha batutat dhe ironitë pa mikrofon në sallën e Parlamentit gjatë kohës që Koço Kokëdhima debatonte me Arben Ristanin. 

DEBATI I PLOTE

Koço Kokëdhima: Ristani është nip në fshatin tim… Gjyshi i Ristanit ishte Pllatua, që ishte kushuri i parë me gjyshin tim. Pllaton e kishte bërë Baxhia, motra e Mitros…
(Deputetët e maxhorancës qeshin dhe duartrokasin)
Edi Paloka: Paske ardhur për humor sot…!
Koço Kokëdhima: Mund të kish zgjedhur Saliu një bori tjetër për ta përdorur kundër meje. Kam një këshillë për ty, Ristan, se të ndoqa në Komisionin e Mandateve, ishe i dehur në atë Komision. Ishe bërë dhogë dhe kjo të turpëron tri herë, edhe si nip në fshatin tim, një herë si kushëri i im dhe si deputet i opozitës.
Arben Ristani: Siç e patë, Koço u mundua ta shkoqiste çështjen, por unë besoj se u ngatërrua më tepër. Për sa u përket marrëdhënieve të mia me Kokëdhimën, m’u kujtua një shprehje e të parëve të mi, që thoshin që në fshat ka qenë një rregull që e kishin të ndaluar të bënin krushqi me Kokëdhimët. Tani, sa herë shof Koçon, kuptoj pse të parët kanë pasur të drejtë.
Erjon Braçe: Kjo ishte e rëndë…
Sali Berisha: Zoti Arben Ristani, këtu, në replikë me Koço Kokëdhimën, i rikujton atij një fjalë të gjyshit të vet, e cila ishte “Biro, mos merr dhe jep te Kokëdhimët!”’. Ai nuk shpjegoi arsyen. Në librin e Jorgo Zografit, Kokëdhimët janë në krye të listës dhe Jorgo Zografi për çfarë e kishte regjistrin? Regjistri i Jorgo Zografit ishte regjistri i antishqiptarëve, është e njohur kjo tani dhe e di gjithë Qeparoi, e gjithë zona…
Koço Kokëdhima: Do ta shporrim nga kujtesa e popullit kujtimin e keq të asaj qeverisjeje të ndyrë, që ju i rezervuat të gjithë vendit në përgjithësi dhe Jugut në veçanti.
Ilir Meta: Më tolerant, zoti Koço!
Koço Kokëdhima: Dhe, përveç të tjerave, ti ke shkelur ligjin dhe ke vepruar në papajtueshmëri me mandatin tënd, kur ke marrë rrogën si zv/ministër deri në datën 9 shtator të vitit 2013, duke qenë një person i shpallur deputet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve qysh në datën 2 gusht. Por unë nuk kam nevojë të ndërmarr iniciativa kundër teje…
Erjon Braçe: Normal, ngaqë e ke kushëri…
Koço Kokëdhima: Po ju lexoj disa nga deputetët e Kuvendit që janë aksionerë. Halim Kosova sot, hapeni regjistrin e QKRsë. Halim Kosova është një burrë i nderuar dhe deputet i nderuar, kam respekt për të dhe nuk e përmend këtë fakt si një gjë negative, por si një fakt për të treguar falsitetin e këtyre pseudoargumenteve që paraqesin këta. Sadri Abazi është sot aksioner.
Sadri Abazi: Unë aksioner jam. Më vjen keq, po s’ka gënjyer…
Koço Kokëdhima: Dashamir Tahiri është sot aksioner, Fatmir Toçi po ashtu, Agron Çela, Paulin Sterkaj, Bujar Derveni, Astrit Veliaj është sot aksioner. Apo jo, zoti Astrit?
Albana Vokshi: Ata s’marrin pjesë si ti në tendera.
Koço Kokëdhima: Sigurisht jeni aksionarë, por nuk jeni në gjendjen e konfliktit të interesit, apo jo? Sepse, sipas Ristanit, ju që jeni aksionarë, jeni në kundërshtim të plotë me nenin 1 të ligjit për papajtueshmëritë, sepse jeni anëtarë të organeve drejtuese të një shoqërie.
Mhill Fufi-Bujar Dervenit: Edhe ti merresh me biznes?!
Bujar Derveni: Me çfarë të merrem, me politikë?!
Koço Kokëdhima: Po kështu, Fidel Ylli është aksioner, Agron Duka është aksioner, Bujar Derveni është aksioner, Aqif Rakipi është aksioner, Omer Mamo është aksioner etj. Doni më?
Sali Berisha: Ti je një frikacak, që nuk ka as një nanogram burrëri, nuk shkon në Gjykatë, por rri këtu e përdridhet dy orë rresht “Saliu kështu e Saliu ashtu”. Shko në Gjykatë, bëhu burrë, ki burrëri, shko në Gjykatë Kushtetuese dhe mbroji të gjitha! Dhe, po i fitove, ke të drejtë 24 orë këtu kundër Sali Berishës, por s’je i zoti të lidhësh dy fjalë, se gjykata do të të turpërojë. Absolutisht, me mandate dhe me lecka…
Koço Kokëdhima: Oborri yt i vidhte Shqipërisë dhe shqiptarëve 1.2 miliardë dollarë në vit, të cilat i transferoje në vendet e huaja dhe bankat e huaja.
Bedri Hoxha: Gjeji mër aman ku janë gjithë këto lekë…
Koço Kokëdhima: Ti zotëri, grabite 10 mijë hektarë tokë dhe sekserët ishin fëmijët e tu.
Flamur Noka: Ti je grabitqari kryesor i tokave në bregdet. Koço, shko në Gjykatë!
Koço Kokëdhima: Mos e përdor familjen tënde kundër meje, më nxjerr nga një penxhere me nxjerr dhëndrin nga një penxhere tjetër më nxjerr anëtareve të familjes tende. Mjafton ti, mua këtu më ke para teje. Je bolshevik i pakorrigjueshëm koha jotë ka mbaruar dhe kurrë nuk kthehesh më në pushtet, mbaje mend këtë
Flamur Noka: Koço shko në gjykatë…
Koço Kokëdhima: Nuk ju marrë dorën juve ku shkoj unë. Unë përfaqësoj popullin se zonës time dhe do ua jap përgjigjen prapë në 21 qershor, 5 me 0 përsëri, do ikësh për lesh Sali…
Sali Berisha: Në vend të shkosh në gjykatë futesh këtu apo pas çitjaneve të Ramës. Unë si mjek i kuptoj, sepse kur ka raptuse psikologjike, nga frika njeriu nuk di ç’bën. Për 10 mijë hektarë, çdo metër katror që të gjesh timen apo familjes sime, e ke të falur në çdo skaj të vendit, nga Rrogozhina në Konispol. Sillu vërdallë e thuaju shqiptarëve kur do shkosh në Gjykatë!
Sali Berisha: Atë që ka bërë qeveria e kaluar, ju nuk do të mund ta bëni kurrë, jo me 8, por as me 15 dhe 30 vjet, sepse ajo qeveri, zoti pasardhës i Zografit…
Erjon Braçe: Çfarë është ky, mos e lër të flasë dhe ofendojë këtë njeri…
Sali Berisha-Erjon Braçes: Rri ti, se nuk ka nevojë për avokat ai. Mbylle gojën ti, rrugaç!
Sali Berisha: Nuk keni bërë asnjë kilometër rrugë, por po mbushni xhepat duke e vjedhur këtë popull. 800 milionë është laguna e atij zotërisë aty dhe dy të vrarë, dy djem nanash të mbytur në lagunë.
Erjon Braçe: Ik ore bandit, shiko si e ke hundën, me pudër!
Ilir Meta: Ju lutem, me qetësi!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura