Debatet, opozita braktis Komisionin e Posaçëm për Reformën në Drejtësi

Jul 30, 2015 | 15:43
SHPËRNDAJE

Opozita ka braktisur ditën e sotme Komisionin e Posaçëm për Reformën në Drejtësi. Ky komision ishte mbledhur paraditen e sotme, vetëm dy javë pas arritjes së marrëveshjes mes qeverisë dhe opozitës.

komisioniPor pas debateve të sotme mes të majtëve dhe të djathtëve, këta të fundit u larguan nga mbledhja. Strazimiri, Halimi dhe Ristani ishin tre anëtarët e komisionit që u larguan. Pas kësaj, deputeti Xhafaj shprehu keqardhjen për braktisjen e mbledhjes.

Por edhe pa opozitën u miratuan në parim strategjia e plan-veprimit, e cila do t’i dërgohet Komisionit të Venecias.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura