Debatet në Asamble, Vangjush Dako kërkoi përjashtimin e Ben Blushit

Mar 9, 2016 | 21:17
SHPËRNDAJE

Ka patur debate të nxehta brenda Asamblesë Kombëtare të PS-së, që zhvilloi ditën e sotme një mbledhje me dyer të mbyllura.

Vangjush DakoVangjush Dako, kreu i Bashkisë së Durrësit, kërkoi në një farë mënyrë përjashtimin e Ben Blushit nga PS-ja.

Burime të “Panoramës” brenda mbledhjes tregojnë se Dako tha: “Blushi me qëndrimet që ka mbajtur këto dy vjet ka shkuar shumë larg.

Por siç kërkon ai zbatimin e statutit për zgjedhjet për kryetar, atëherë duhet që statuti të veprojë edhe ndaj tij në të njëjtën mënyrë”. Statuti në këtë rast parashikon përjashtim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura