Debate në Komisionin e Ligjeve/ Bardhi: Paguani edhe profesionistin edhe patronazhistin, Bushka: Po ta kishit kaq seriozisht…

May 26, 2022 | 10:56
SHPËRNDAJE

bushka bardhiKomisioni i Ligjeve është shoqëruar me debate mes mazhorancës dhe opozitës. Teksa po diskutohej për rezolutën për vlerësimin e veprimtarisë së Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi gjatë vitit 2021, opozita ngriti shqetësimin e patronazhistëve.

Gazment Bardhi tha se sot shteti paguan edhe punonjësin, i cili ka fituar me gjyq pasi është hequr nga puna, por edhe patronazhistin, e cili është vendosur nga qeveria.

“Ne sot paguajmë për një vend pune 2 apo tre punonjës. Për shkak se kanë fituar gjyqet dhe janë miliona euro që shkojnë dëm sepse ju e keni zënë me një socialist vendin e punës. Keni hequr nga puna një profesionist dhe keni futur një patronazhist. Tani paguani edhe profesionistin sepse ka fituar me gjyq, edhe patronazhistin”, tha Bardhi.

Shqëtësimit të deputetit të PD iu përgjigj kryetarja e Komisionit të Ligjeve, e cila tha se këtë problem e ka ngritur ajo personalisht 5 vite më parë. Por sic sqaroi ajo shumica e vendimeve gjyqësore kanë qenë në kohën e administratës kur në pushtet ishte PD.

“E keni interesante këtë pjesë kur isha unë dhe kur erdhët ju…Zoti Bardhi më pëlqen që keni një shqetësim që e kam ngritur punë 5 vite më parë dhe ja kam vënë rekomandim komisionerit për ta verifikuar. Për të bërë analizë sa herë që bënte raportime si kanë qenë gjyqet, sa veta janë në punë për një vend pune dhe kush janë masat që buxheti mos dëmtohet nga kjo. E dini kush ishte numri më i lartë i vendimeve gjyqësore. Kanë qenë të administratës tuaj zoti Bardhi. Ka 5 vjet që komisioneri raporton këtu deri ku është me atë raport. Ju i thoni gjërat. Një mbledhje jeni një nuk jeni. Po ta kishit kaq seriozisht i merrnit ato raporte dhe i diskutoni. Këto diskutime politike që i keni ruajini për në seancë plenare. Diskriminimi politik në Shqipëri nuk themi se nuk ekziston. Juve i interpretoni fjalët e shkëputura nga konteksti”, tha Bushka.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura