Debat te Ligjet për Tahirin, Fino ironizon Strazimirin: Ishte më mirë Halimi dje

Nov 1, 2017 | 11:06
SHPËRNDAJE

Ashtu si pritej, anëtarët e PD kanë braktisur edhe sot mbledhjen e Komisionit të Ligjeve. Ne nisje te mbledhjes deputeti i PD, Gent Strazimiri duke iu referuar çështjes Tahiri tha se mazhoranca ka qenë e përgatitur ta mbrojë atë.

ligjet

Sipas tij, Komisioni i Ligjeve është tempull për njerëzit e ndershëm dhe jo strehim për të kërkuarit e drejtësisë sipas tij me prova të antimafias italiane.

Debati 

Gent Strazimiri: Ju harroni që korridoreve të kuvendit sillet një i inkriminuar. Keni qenë të përgatitur ta mbronit. Këtu është tempull për njerëz te ndershëm dhe jo strehim për të kërkuarit e drejtësisë me prova të antimafias italiane. Ju po e mbroni mafian ne kurriz të shtetit. Ulsi, aty nuk je ulur për të mbrojtur kriminelët.

Ulsi Manja: PD e beri ritualin. Këtu duhen njerëz te përgjegjshëm. Kryetar, portret krenar, ballehapur sic ju ka thënë partia…

Bashkim Fino: Ishte me mirë Halimi dje. E uli nivelin Strazimiri.

Ulsi Manja: Ule gishtin, ule…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura