Debat për tekstet shqiptare të Gjeografisë në Parlamentin grek, flitet për provokim

Oct 5, 2017 | 14:33
SHPËRNDAJE

Greqia e konsideron provokim nga Shqipëria që tekstet shkollore në vendin tonë të kenë përcaktime si “Zona shqiptare në Greqi”.

interpelanca ne greqi

“Kemi një problem shumë serioz. Në fillim të vitit shkollor në Shqipëri, në tekstet e klasës së 9-të dhe të 12-të, vazhdojnë të përfshijnë një kapitull me titullin “Zona shqiptare në Greqi”. Në këto tekste paraqiten si zona të Çamërisë nga ndarja e Epirit të Veriut. Konica, Kosturi, gjithë Epiri, Preveza, Arta, Igumenica” ka theksuar deputeti Dimitris Kamenos.

“Me gjithë marrëveshjet e vazhdueshme ndërshtetërore, po shohim se shqiptarët insistojnë, ndërsa ne, në shenjë vullneti të mirë kemi hequr nga tekstet tona shkollore çdo referim ndaj Epirit të Veriut. Ky është një provokacion shumë i rëndë”, tha shefi i grupit parlamentar të Grekëve të Pavarur.

Teksa zëvendësministri Janis Amanatidis e cilësoi si të “papranueshëm dhe ofendues” mbajtjen e kapitujve mbi zonat shqiptare në Greqi.

“Kjo dëshmon se shteti shqiptar është akoma i mbërthyer në këndvështrime anakronike, nacionaliste dhe megalomane që janë të dëmshme në radhë të parë për vetë Shqipërinë” ka thënë zëvendësministri i Jashtëm grek.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura