Debat për “pulat”, “fasulet, “lopatat” dhe “dosjet”, si u bë Shqipëria vendi i parë europian që ndryshon Kushtetutën gjatë COVID-19

| 14:04
SHPËRNDAJE

Seanca e së enjtes do të mbahet mend gjatë në historinë e parlamentarizmit shqiptar, jo vetëm për shkak se u ndryshua Kushtetuta, por edhe për cilësinë e debatit që u zhvillua para se të votohej ky akt.Rama-Kuvend

Në atë seancë, në pak momente debati ishte në një nivel kushtetues apo ligjor, pasi në pjesën më të madhe, duke filluar nga deputetët opozitarë, te disa socialistë dhe pastaj te Kryeministri Rama, fjalët më të përdorura ishin dosjet e sigurimit, pulat, lopatat apo fasulet.

Më pas pati debat edhe për vjedhje votash në sallën e Kuvendit apo edhe falsifikim për një nivel përmbajtjesor për ndryshimet kushtetuese, diskutimet ishin shumë pak dhe tejet të shkurtra. Këtij niveli të debatit nuk i shpëtoi as Kryeministri Rama, i cili në fjalën e tij të gjatë, më shumë se 45 minuta, në shumë raste foli me tone përçmuese ndaj disa deputetëve të opozitës, duke i cilësuar si “lopata që qëndronin në fundin e vagonëve”.

Seanca e djeshme e Kuvendit, edhe pse ishte e një rëndësie shumë të madhe, pasi u ndryshua Kushtetuta, nuk u zhvillua në kushte normale edhe për shkak të kohës së shkurtër që deputetët patën mundësi për të folur.

Vetëm nga 1 minutë, e cila shpesh u shtua me disa sekonda, ishte shumë pak për të dëgjuar një mendim të argumentuar të deputetëve në lidhje me këtë nismë për të ndryshuar Kushtetutën.

Përpos gjithë të tjerave, me këtë ndryshim në Kushtetutë në dy nene, Shqipëria bëhet vendi i parë që ndërmerr një hap të tillë gjatë periudhës së pandemisë të COVID-19.

PANORAMA

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.