Debat i ashpër mes Dogjanit e Beqes: Berisha: Ç’e keni atë budall…Ruçi e tall: Ulu nej (video)

Feb 9, 2017 | 14:32
SHPËRNDAJE

Tensione në Kuvend për shkak të debatit mes ministrit Ilir Beqja dhe deputetit të PD Asllan Dogjani.

Ky i fundit ka denoncuar nga foltorja e Kuvendit një rast të një fëmije të sëmurë që sipas tij Spitali dhe Ministria nuk po merr asnjë masë dhe ai është në rrezik vdekje.

“Këta janë kriminelë, vrasin përditë fëmijë gra për shkak të sistemit shëndetësor”, tha Dogjani.

Por më herët ministri Beqja tha se para dy ditësh e ka takuar vetë nënën e fëmijës së sëmurë dhe po shikohet mundësia nëse kurimi merret përsipër në Shqipëri, apo do dërgohet jashtë shtetit.

Por pasi Dogjani ka kërkuar replikë ka shpërthyer edhe debati mes tyre.

Teksa ish-kryeministri Sali Berisha tha: Gramoz me këtë budall që keni s’mbahet ai budall aty.

Sa herë që këta anëtarë të organizatës kriminale që quhet qeveri do dalin këtu të mashtrojë të mbrojnë krimin, veprat e tyre të zeza, vjedhjet në çdo rast i lind e drejta e replikës .

Ilir Beqja: Deklarata që u bë këtu është shumë e rëndë, kërkoj të distancohet nga deklarata se pacientët kanë frikë të ankohen se mjekët i vrasin, distancohuni politikisht nga kjo gjë.

Ruçi-Berishës: Ulu nej, ulu nej…

Dogjani: Do ta them prapë…

Valentina Leskaj: Uluni se do përjashtoheni nga seanca, kush ua ka dhënë fjalën që dilni aty? Uluni aty dhe kërko fjalën, respekto Parlamentin.

Dogjani: Mjekët kanë frikë të reagojnë se i heqin nga puna nëse reagojnë ndaj asaj situate mjerane.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura