Ironi në Këshillin Bashkiak: Drejt shpërndarjes si Shukriu i Peshkopisë

May 23, 2016 | 19:20
SHPËRNDAJE

Mbledhja e sotme e Këshillit Bashkiak të Tiranës është përfshirë nga debate, pasi opozita ka kundërshtuar rendin e ditës.

Menjëherë pas përfundimit të fjalës së kryebashkiakut Erion Veliaj, dhe pasi ky i fundit u largua dhe kërkoi nga këshilltarët të majtë dhe të djathtë të miratojnë pikat e përcaktuara në rend dite, kanë shpërthyer edhe batutat.

Ishte Fabian Topallaj, këshilltar i Partisë Demokratike që iu drejtua Aldrin Dalipit duke i thënë se Këshilli është në prag të shpërndarjes si Shukriu i Peshkopisë apo Koço Kokëdhima.

“Ne e kemi detyrim të mblidhemi një herë në muaj. Nuk po mblidhemi. Jemi në kushtet e shpërndarjes njësoj si Shukriu i Peshkopisë, njësoj si Koço Kokëdhima apo kryetari i Bashkisë”, tha Topollaj.

Kreu i këshillit, socialisti Aldrin Dalipi e cilësoi të turpshme krahasimin.

Në qoftë se krahason këtë këshill me personazhe të tillë është turp dhe faqe e zezë për ty. Ti e fyeve këtë këshillë dhe ke fyer të gjithë këshilltarët duket e krahasuar me një person të pistë. Kërkoju ndjesë këshilltarëve me atë që the”, tha Dalipi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura