De Laurentis zhvlerëson Ronaldon: Është një pensionist

Jul 30, 2018 | 14:47
SHPËRNDAJE

Transferimi i Kristiano Ronaldos te klubi i Juventusit shkaktoi shumë bujë. Të shumta ishin reagimet por dhe kundër kësaj blerje. Megjithatë suksesin ose dështimin në fund të fundit do ta ndiejë vetëm skuadra e Juventusit. Lojtari në testet e fundit mjekësore ka treguar për një moshë prej 13 vitesh më i ri. Megjithatë as kjo nuk e bind dot presidentin e Napolit, De Laurentis i cili shprehet se:

De laurentis

Të shpenzosh kaq shumë para për një lojtar në fund të karrierës me duket diçka e rrezikshme. Le të kujtojmë se Ronaldo është një futbollist i madh në moshë dhe për bilancet e klubit shpenzimi i një shume aq të madhe përben një risk financiar”.

sarri de laurentis

Ndërsa ne lidhje me ish-trajnerin e tyre Sarri duket se ai ka pasur disa pakënaqësi kur thotë se: “Jam i lumtur, sepse Ançeloti promovon gjithçka dhe gjithkënd. Sarri? Nëse keni lojtarë me klauzola 60 milionë dhe nuk i ke pjesë të planeve të tua, ata dëmtojnë veten dhe ekipin. Kuptova se nuk ishte e gjatë me Sarrin kur më tha: ‘Nuk e di nëse mund të bëj më mirë me këta lojtarë’. Sarri kishte hyrë në pjesën ku trajneri mendon për veten e tij. E pyeta se çfarë dëshironte të bëja këtë vit, por nuk mora përgjigje. Heshtja e tij ishte një sjellje e paedukatë, por unë nuk u ofendova. E kam parë atë duke luajtur vetëm me një stil loje. Le të shohim se çfarë do të bëjë ai në Angli”.- duke vënë në dyshim aftësitë teknike të trajnerit të Çelsit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura