De Laurentis: Ançeloti ka hyrë gabimisht në botën e futbollit, ndërsa Sarrit…

Aug 24, 2018 | 17:20
SHPËRNDAJE

Presidenti i Lacios, Aurelio De Laurentis, është një nga njerëzit ndoshta më të zhurmshëm të botës sportive në Itali. Italiani shpeshherë nga hapur debate dhe përplasje në distancë me presidentë të tjerë të klubeve italiane apo edhe me zyrtarë të Serisë A. Por së fundmi ndryshe nga deklaratat që jemi mësuar prej tij ai ka vlerësuar në maksimum trajnerin Karlo Ançeloti.

De laurentis

“Ançeloti është një person i shkëlqyer, i cili ka hyrë gabimisht në botën e futbollit. Ai do të kishte bërë gjëra të jashtëzakonshme dhe në sektorë të tjerë të jetës, sepse është një njeri i qetë, nuk e njeh hakmarrjen dhe shpreh ekuilibër dhe ekuilibri është një virtyt i rrallë”, shprehet De Laurentus.

anceloti

Megjithatë ai nuk ka ndenjur pa thumbuar disi ish-trajnerin e Napolit, Maurisio Sarrin.

“Nga sezoni i kaluar mbetet shija e kënaqësisë që luajtëm një futboll të bukur, por edhe hidhërimi që nuk fituam. I dhuruam Sarrit gjithçka i nevojitej, por në tri vite nuk fituam asgjë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura