De Ketelare një vit pa gol, ja kush do të ishte çelësi për të shënuar

Mar 27, 2023 | 17:53
SHPËRNDAJE

“De Ketelare një vit pa shënuar gol. Nëse do të spostohet më në qendër, mund të zhbllokohet”.

de-ketelaere-milan-image

Në një analizë të “La Gazzetta dello Sport” përpiqet të gjendet receta sesi Stefano Pioli mund të ndihmojë fantazistin belg që të shpërthejë në “San Siro”. Futbollisti nuk shënon gol që prej 1 prillit 2022, kur mbante ende veshur fanellën e Klub Bryzhit.

Por një spostim taktik i futbollistit 22-vjeçar, duke i dhënë rolin e numrit 10 dhe zhvendosur nga krahu më në qendër, mund të jetë çelësi i suksesit për shpërthimin e tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura