De Jong pas triumfit kundër Real Betisit: Ia vlen të vuash kur fiton

Feb 3, 2023 | 21:43
SHPËRNDAJE

Frenki de Jong ka qenë një nga më të mirët e Barcelonës në suksesin 1-2 në “Benito Vijamarin” kundër Betisit të mërkurën në mbrëmje. Holandezi ka nisur të kthehet në një lojtar gati të pazëvendësueshëm për trajnerin Ksavi.

Frenkie.DeJong.Barcellona.2021.22.1400x840

Duke folur për suksesin e skuadrës së tij në Sevilje, mesfushori holandez ka thënë: “Ishte një ndeshje delikate për ne dhe e dinim. Betisi ka një skuadër shumë të mirë, me lojtarë të shkëlqyer dhe që luajnë me një ritëm të lartë. Ndaj duhet t’i gëzohemi suksesit, pasi kjo ishte një fitore shumë e rëndësishme për ne. Na është dashur të vuajmë shumë, veçanërisht në fund, por kur fiton ia vlen edhe të vuash. Tani është shumë e rëndësishme të ruajmë ritmin dhe përqendrimin”. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura