De Biazi flet pas triumfit në Izrael: U thashë lojtarëve në Itali që do fitonim 0-3

Jun 11, 2017 | 23:01
SHPËRNDAJE

Trajneri i kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi, tregon se pas humbjes në Itali u kishte thënë lojtarëve që do të fitonim me rezultatin 0-3 në Izrael. Në deklaratën e dhënë pas ndeshjes për RTSH-në, ai tha se dëshironte që kuqezinjtë të kishin shënuar edhe golin e 4-t.

de biazi

Për fitoren

“Ia kisha kërkuar skuadrës, kjo është fitore e skuadrës, që ka bërë atë që duhej të bënte, atë që ka bërë në pjesën më të madhe të drejtimit tim. Ka treguar cilësitë që ka, ato që ka treguar edhe në Europian. Kjo është fitorja që u kisha thënë edhe lojtarëve pas Italisë, që do të fitonim 3-0 në Izrael. Jam i inatosur sepse mund të bënim edhe 1 gol tjetër.”

Përse merr përsipër dështimet ndërsa fitoren ia kushton skuadrës

“Unë mendoj se trajneri shërben për këtë, se fitoret janë të skuadrës, trajneri duhet të punojë për të marrë më të mirën e skuadrës dhe kostot e dështimeve pastaj i merr trajneri. Problemi kryesor është që në këtë nivel Kombëtarja është e vështirë se i shohim lojtarët një herë në tre muaj. Këtë herë kishim mundësinë që të qëndronim dy javë me ta dhe kjo ka sjellë benefitet e saj”.

Për komentet rreth largimit

“Unë flas për ndeshjen, pastaj pasneser shihemi dhe diskutojmë për gjithçka tjetër”.

#####

Deklarata për Supersport

Për ndryshimin mes ndeshjes së parë dhe të dytës

“Sot ndryshoi kundërshtari, se kur humb kundër Spanjës e Italisë, kur humb kundër Bosnjës, mund të pranohet. Ndoshta jo me Portugalinë, Luksemburgun e Izraelin në shtëpi. Në rrugëtimin tonë të Botërorit, ajo që na mungon është ndeshja në shtëpi me Izraelin, atë e gabuam. Ishte ndeshje e shtrembër, e kujtoni të kuqin. Këtu jo, treguam që ishim superiorë ndaj Izraelit në të gjitha pikëpamjet”.

Për mënyrën si motivoi lojtarët

“Mundësia për të qënduar gati dy javë, për të punuar bashkë me ta. Duke u mundruar që të nxjerrim në pah cilësitë që na çuan në Europian. Kjo është pikëpamja ime. E di që ndaj Spanjës e Italisë mund të humbësh, por me të tjerët mund ta luash si i barabartë me të gjithë”.

Për momentet e fundit kur kërkonte që lojtarët të ruanin prapavijën

“Nuk duhej të pësonin gol, duhej të bënin të katërtin. Por djemtë iu përmbajtën fjalës për rezultatin 0-3”.

Nëse është përgjigje ndaj kritikave

“Kritikat, kur janë konstruktive më pëlqejnë. Kur janë ato që bazohen vetëm mbi rezultatet, nuk shihen ndeshjet, më pëlqejnë më pak”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura