De Biazi “thumbon” Manajn: S’vlejnë SMS-të, por ajo që bën në fushë

Oct 13, 2015 | 7:55
SHPËRNDAJE

Uria e shumë lojtarëve është shtuar për Shqipërinë, sidomos tashmë që është e barabartë mes të mëdhave dhe do të jetë pjesë e Europianit.

xhovani-de-bazi

I ftuar në emisionin “Procesi Sportiv”, trajneri i Kombëtares Xhani de Biazi ka përshkruar edhe risitë që mund të pësojë skuadra e tij në fazën finale.

“Unë patjetër që do të mund të ftoj lojtarë që e meritojnë dhe që do të shpërthejnë gjatë kësaj periudhe. Çdokush e ka pasur dhe e ka derën e hapur, për të dhënë kontributin e tij për këtë ekip. Ama, unë kurrsesi nuk mund të marr lojtarë si ai futbollisti i Interit. Rei Manaj është nga ata lojtarë që më dërgon mesazhe thuajse çdo fundjavë dhe më tregon se sa minuta ka qenë në fushë. Nuk mund të ftoj në ekip futbollistë që vetëm flasin. Më parë, duhet që të tregojnë diçka me skuadrat ku janë, për të merituar një vend në Kombëtare”, është shprehur De Biazi.

Një mesazh i qartë jo vetëm për futbollistin e Interit, por edhe për shumë të tjerë që më parë duhet të tregojnë vlera dhe se e meritojnë që të jenë me kuqezinjtë, gjë e cila nuk mund të sigurohet me anë të mesazheve, apo edhe bisedave me trajnerin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura