Festojnë në Vasto, Karpi, Kozenca, Ferrara, Modena, Breshia , Torino e madje edhe në Spanjë…
Ndjej shumë dashuri që më rrethn dhe jam i lumtur që lashë gjurmët e mia në këtë kualifikim historik. I vetmi peng në karrierën time mbetet Udine, ku nuk kisha mundësi të punoja. Ishte një realitet i shkëlqyer për mua, por nuk munda të tregoj dot se çfarë jam në gjendje të bëj. Nuk kisha kohë!.
Si lindi ideja për të drejtuar Shqipërinë?
Përmes një prokuratori shqiptar që jeton në Itali dhe të mendosh që as që dëshiroja të takoja drejtuesit e federatës shqiptare. Sapo e kisha mbyllur keq me Udinezen dhe dëshirojë një lloj hakmarrjeje në Serinë A. Pastaj kuptova që për të imponuar idetë e tua në futboll duhet të jesh vetë në qendër të një projekti dhe shpesh në Itali trajneri nuk është në qendër. Kështu nisi aventura ime në Tiranë.
Ju përsërisni shpesh “jam shqiptar…”
E vërtetë dhe jo vetëm e vetëm se kam pasaportën shqiptare. Është një flamur, një popull që shkon përtej kufijve të Shqipërisë sepse shqiptarët janë kudo me entuziazmin dhe dashurinë e tyre për atdheun.
Në kohërat e “specialëve”, Gianni De Biasi ndoshta bën pjesë në kategorinë e “Normal one, apo jo?
Në fakt, përpiqem të punoj jashtë vëmendjes së madhe me lojtarët e mi. Kërkoj besimin dhe angazhimin e tyre për të dhënë maksimumin në fushë dhe dua të më përgjigjen jo vetëm teknikisht.
Çfarë duhet të presim nga Shqipëria juaj në Francë?
Kualifikimi tregoi se ëndrrat mund të realizohen dhe nuk janë thjeshtë objektiva. Jemi rritur shumë si skuadër, megjithatë në disa nivele nuk do të jetë e lehtë për të vazhduar endrrën, por ne do ta provojmë.
Ndonjë stadium do të mbajë emrin tuaj, apo preferoni një shesh?
T’i lëmë shakatë. Megjithatë, na njoftuan se impianti i ri i Tiranës, kur të realizohet do të ketë një pllakë me emrat tanë për të kujtuar këtë arritje të skuadrës.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al