De Biazi nis pushimet: Po studioj Danimarkën. Detajet janë vendimtare në shtator

Jun 28, 2015 | 11:45
SHPËRNDAJE

Edhe pse është periudhë pushimesh, një bisedë me De Biazin ka si kryefjalë ndeshjen me Danimarkën, që Shqipëria do të luajë në shtator. Trajneri i kuqezinjve është aktualisht në Sardenja, por pushimet nuk e largojnë vëmendjen e tij nga ajo që ndodh me lojtarët kuqezinj.

Krahas relaksit me familjen e tij nën rrezet e diellit, lojërat e golfit apo edhe udhëtimet në mal, De Biazi flet për kundërshtarin e radhës. Tregon opinionin e tij për transferimet e deritanishme dhe gjithashtu atë që kërkon nga lojtarët pa ekip. Kontrata është diçka që nuk e shqetëson për momentin, madje rrëfen edhe momentin që ka dhënë përgjigjen në “Elbasan Arena”, pas ndeshjes me Francën.

De Biazi, ku do t’i kaloni pushimet e para si shqiptar?

Për mua, nuk ka pushime! Aktualisht jam në Sardenja, por ne shqiptarët kemi një bregdet të mrekullueshëm (qesh).

Kemi parë disa foto ku ju gjithsesi nuk u jeni shmangur rrezeve të diellit?

Nuk jam shkëputur plotësisht për të pushuar, por jam munduar të qetësohem në ditë të caktuara…

Për më shumë, lexoni versionin print të gazetës “Panorama Sport”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura