De Biazi në rolin e analistit: Ibra nuk ka ardhur për para, Juvja do ta marrë veten, kanë dy formacione

Jan 2, 2020 | 20:38
SHPËRNDAJE

Xhani De Biazi analizoi së fundmi dy lëvizjet më të bujshme në kampionatin italian, rikthimin e suedezit Zllatan Ibrahimoviç dhe firmosjen e Dejan Kulusevskit me Juventusin.

De-Biasi

Për “TMW Radio”, ish-trajneri i Shqipërisë gjykoi se ai do ta shikonte fillimisht Ibrën në stërvitje dhe më pas do të vendoste nëse do të aktivizohej apo jo. Por, shtoi se ai nuk ka ardhur në “San Siro” vetëm për t’u paguar mirë.

“A do ta aktivizoja menjëherë Ibrën? Fillimisht, do të merrja informacion, pastaj do ta shihja në stërvitja dhe do të zgjidhja . Por, mendoj se ai nuk do të bëjë një figurë të keqe, prandaj e ka përgatitur veten. Ai nuk ka ardhur këtu thjesht për të firmosur një kontratë”, jep mendimin e tij De Biasi.

skysports-zlatan-ibrahimovic_4876824

Nga ana tjetër, De Biazi beson se Juventusi do ta marrë veten pas humbjes së finales së Superkupës së Italisë përballë Lacios 3-1 në 22 dhjetor. Italiani beson se bardhezinjtë do të vijnë në formën ideale në përballjen ndaj Lionit në raundin 1/16 të Ligës së Kampioneve.

“Nuk kanë pësuar rënie për shkak të Superkupës, por do të rikuperohet kur të përballen me Lionin në Ligën e Kampioneve. Duhet të kuptojmë nëse ata do të jenë të aftë për të sjellë në shtëpi trofeun e lakmuar, sepse ka shumë vite që mungon”, gjykon Juventusin De Biazi.

juventusi

Ish-tekniku kuqezi beson se firmosja e Juventusit me lojtarin e Atalantës që është huazuar te Parma Dejan Kulusevski do ta ndihmojë shumë suedezin dhe Juven. Ai shton se avantazhi i Juventusit është se ka dy formacione të forta brenda ekipit.

5e0e1e6616cb9.image

“Nëse ai qëndron te Parma, çdo gjë do të vlejë për djaloshin dhe vetë Juventusin. Ata kanë praktikisht dy skuadra”, përfundon mendimin e tij De Biazi.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura