De Biazi: Ndeshja e fundit ishte e çuditshme, kishim vështirësi të merrnim rezultatet

Nov 30, 2017 | 19:01
SHPËRNDAJE

Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi, tregon për gazetën “Marca” mënyrën se si u nda nga skuadra spanjolle e Alaveshit vetëm katër ditë më parë. Trajneri italian thotë se drejtuesit nuk i dhanë asnjë arsye pse e larguan, ndërsa shpjegon se ndeshja e fundit ishte e çuditshme, duke lënë të kuptohet se ka ndodhur diçka e rëndë.

de biazi

Ju nuk jeni më trajner i Alaveshit. U surprizat nga vendimi?

Në këtë botë nuk surprizohem nga asgjë. Kur erdha këtu e dija që ishte një bast i madh për të gjithë. Ishte një bast për mua, por edhe për klubin. Për mënyrën se si e mora ekipin dhe për punën që po bëja gjatë kësaj kohe, sigurisht që mund të kisha më shumë besim nga drejtuesit. Ma hoqën besimin dhe humbja e së shtunës ishte e çuditshme. Ekipi bëri një ndeshje të mirë, por thjesht kishim një moment të vështirë për të arritur rezultatet.

Çfarë shpjegimi u dhanë nga klubi për largimin?

Nuk kisha asnjë motiv të qartë. Mendoj se ishte një vendim që mori klubi dhe duhet ta respektoj. Nuk është diçka që më pëlqen, por kështu ndodhi. Unë u motivova shumë, sepse skuadra nuk kishte asnjë pikë kur e mora dhe kishte shënuar vetëm 1 gol. Mendoj se kur basti është kaq i madh, të gjithë kemi nevojë të qëndrojmë në të njëjtën anë dhe të besojmë tek ajo që po bëjmë. Në fund të fundit, kjo nuk i shërben asnjërit.

Ju thatë se objektivi i parë të bënit një grup të mirë lojtarësh. Nuk u dhanë kohë mjaftueshëm?

Nuk e di nëse një tjetër trajner që të bëjë gjëra të mira në një kohë të shkurtër. Fakti që skuadra kishte vetëm humbje kur erdha unë do të thotë se kishte probleme të shumta. E dija që nuk ishte e lehtë dhe i kuptova vështirësitë me të cilat do të përballesha. Por, ndryshe nga të tjerët nuk preferova që t’i thosha ato në media apo në gazeta. Doja thjesht të punoja.

Çfarë ndodhi, pse nuk e krijuat dot grupin?

Kishim shumë vështirësi taktike dhe nuk po shpreheshim dot në fushë. Për këtë fakt mora vendimin që të punoja në këtë aspekt, por edhe t’u përçoja atyre idenë për të qenë të bashkuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura