De Biazi komenton fanelat e reja, ka një porosi për lojtarët

Jan 29, 2016 | 15:56
SHPËRNDAJE

De Biazi ka komentuar fenelat e reja që Përfaqësuesja jonë do të mbajë në Europianin e Francës. Trajneri i kombëtares shprehet për ‘Supersport” se i pëlqejnë fanellat e reja dhe janë të denja për një rast të madh si Europiani.

Megjithatë, tekniku kuqezi nuk ndalet gjatë te fanelat, por te shqetësimi i tij që është gjendja dhe minutat e aktivizimit të lojtarëve. Pista më interesante për futbollistët e kombëtares këtë janar ka qenë pikërisht Italia me De Biazin që analizon.

De Biazi
De Biazi

“Të paktën dy lojtarë kanë ndërruar fanelë dhe kanë patur mundësinë për të gjetur skuadër në Itali. Njëri është Gjimshiti dhe tjetri Ajeti që ka luajtur disa ndeshje së fundmi. E qartë se detyra e skuadrës së tij është shumë e vështirë, por për ne e rëndësishme është të fitojë përvojë në një kampionat të vështirë si ai italian. Shpresoj që Gjimshiti të ketë mundësinë të luajë me një lloj vazhdimësie te Atalanta dhe ta shfrytëzojë këtë rast, pasi është një eksperiencë e rëndësishme për një djalë të ri si ai”.

De Biazi ndalet edhe te transferimi i Migjen Bashës te Komo në Serinë B ku deklaron se e rëndësishme për mesfushorin është të ketë sa më shumë minuta në këmbë.

“Më mirë kështu, folëm bashkë dhe më kërkoi një këshillë. Eshtë e qartë që më mirë se sa të rrijë te Lucerna ku nuk luan të aktivizohet në një skuadër të Serisë B, edhe pse e fundit në klasifikim, por nga të fundit vetëm mund të rritesh. Gjëja më e rëndësishme për të është të kërkojë të luajë dhe të gjejë minutat pasi ka luajtur pak në pjesën e parë të sezonit, ndaj në të dytën më mirë të më tregojë se luan”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura