De Biazi i del në mbrojtje Panuçit: Kundërshtari vraponte shumë, ishte më e vështirë…

Nov 18, 2018 | 13:21
SHPËRNDAJE

De Biazi ka mbrojtur Panuçin pas humbjes së pësuar ndaj Skocisë me rezultatin 0-4. Ish-tekniku i kombëtares sonë ka qenë i pranishëm në “Loro Boriçi” për të ndjekur takimin.

de biazi

“Ishte situatë e vështirë për trajnerin pasi skuadra ishte në inferioritet numerik ndaj një kundërshtari që vraponte shumë. Nuk ishte e lehtë, pasi mungonin edhe disa futbollistë si Roshi, Sadiku dhe Hysaj. Ekipi nuk ishte i plotë dhe hasi në shumë vështirësi. Unë dal në mbrojtje të trajnerit, pasi bën gjithçka mundet me ata që kishte në dispozicion”, u shpreh De Biazi.

Ai gjithashtu foli edhe për episode të takimit dhe kartonin e kuq të Mavrajt. “Nuk ka shumë për të thënë. Për fat të keq pësuam gol në fillim dhe luajtëm gjithë takimin me 10 futbollistë. Skocia është efortë dhe ishte në gjendje shumë të mirë fizike. Ishte një takim më i vështire seç e imagjinoja”, përfundoi De Biazi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura