De Biazi “habit” italianët: Në Shqipëri autobusi si disko, e vendoste magazinieri se çfarë dëgjonim…

Nov 12, 2018 | 21:09
SHPËRNDAJE

Ish-tekniku i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Xhani De Biazi, ishte një nga emrat e shquar të trajningut, që ishin të ftuar në një mbrëmje për 120 vjetorin e Federatës Italiane të Futbollit, i gjendur krah emrave të mëdhenj si Mançini, Kapelo, Ançeloti, Konte apo Alegri.

alegri de biasi

De Biazi ka treguar edhe eksperiencën e tij në Shqipëri, për gjërat që ishin ndryshe në vendin tonë: “Atje(në Shqipëri) hanë në një mënyrë shumë të ekzagjeruar, kanë pjata të çuditshme, pasi edhe futbollin e përjetojnë në një mënyrë lozonjare. Autobusi pastaj, dukej si një diskotekë me muzikën të ngritur në maksimum. Magazinieri e vendos muzikën, ti afrohesh e ul zërin, ndërsa ai e ngre përsëri.”

Gjithsesi, ai e vlerëson eksperiencën në Shqipëri, si një nga më të mirat në karrierën e tij: “Unë nuk kam drejtuar ekipe me emra të mëdha, por ajo eksperiencë me Shqipërinë më ka mësuar se sa më i qartë të jetë organizimi i punës, aq më shumë shanse ka që të paraqitem mirë.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura