De Biazi garon për “Trajnerin e Vitit” në Itali

Nov 27, 2015 | 19:34
SHPËRNDAJE

Gazeta më e madhe sportive në Itali “Gazzetta dello Sport” ka hapur një sondazh online në sajtin e saj për të votuar trajnerin më të mirë të vitit.

De Biazi1Pjesë e këtij sondazhi ku bëjne pjesë 10 trajnerët italianë më me emër të sportit është dhe tekniku i kuqezinjëve, Xhani De Biazi.

Aktualisht, trajneri i Kombëtares Shqiptare të Futbollit pozicionohet i pesti më 11% të votave aq sa ka dhe udhëheqësi i “Axurrëve” Antonio Konte.

Mirëpo gara vazhdon të jetë ende e hapur për çmimin “Trajneri i Vitit”, të cilin mund ta fitojë edhe kreu i pankinës kuqezi.

Përqindjen më të madhe të votave deri më tani e ka  trajneri i Napolit, Mauricio Sarri më 18%.

REZULTATET E SONDAZHIT

Mauricio Sarri më 18%

Romeo Saccheti 14%

Gianlorenzo Blengini 13%

Emanuela Maccarani 13%

Gianni De Biasi 11%

Antonio Conte 11%

Massimiliano Allegri 9%

Sergio Scariolo 6%

Francesco Cina 3%

Giuseppe Martinelli 3%

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura