Incidenti me dron, De Biazi dëshmon mbi 1 orë në Arbitrazh: Presim me besim!

Apr 17, 2015 | 14:39
SHPËRNDAJE

Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, De Biazi, ka dëshmuar për mbi 1 orë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë të Zvicrës, ku sot u dëgjua pala shqiptare lidhur me 3 pikët që iu dhanë Serbisë në tavolinë nga UEFA, pas incidenteve me dron në stadiumin e Beogradit. 

Statusi i De Biazit në Facebook

“Në 11.25 nisi dëshmia ime në CAS në Lozanë. Pas pothuajse një orë pyetjesh kam mbaruar…Tani  presim me besim!”, shkruan trajneri në rrjetin social Facebook.

Shqipëria shpreson të marrë tri pikët pas incidenteve që ndodhën në Beograd, në ndeshjen kundër Serbisë më 14 tetor. Në vendimin që mori Komisioni i Disiplinës në UEFA, Shqipëria e humbi ndeshjen 3-0 në tavolinë sepse kishte refuzuar të hynte në fushë pas incidenteve, ndërsa Serbisë iu hoqën tri pikë nga klasifikimi, pasi nuk garantoi si duhet mbarëvajtjen e ndeshjes.

Të dyja federatat iu drejtuan Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv në Lozanë të Zvicrës dhe dje ishte radha e palës serbe që të dëshmonte për ngjarjet. Sot është dita kur do të kryhet seanca dëgjimore me palën shqiptare. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura