De Biasi optimist para Armenisë: Jemi të motivuar. Do të kualifikohemi

Oct 10, 2015 | 19:16
SHPËRNDAJE

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Xhani De Biazi ka folur për mediat armene menjëherë pas mbërritjes në Jerevan për sfidën e nesërme që vlen sa kualifikimi për Shqipërinë.

De biazi12De Biazi u shfaq optimist dhe beson se Shqipëria do të fitojë ndaj Armenisë, e cila gjendet në vendin e fundit në Grupin I.

Megjithatë, ai shprehu keqardhjen që festa e kualifikimit nuk do të zhvillohet në Shqipëri, pasi Shqipëria e humbi një shans të tillë pas disfatave me Portugalinë dhe Serbinë.

“Do të ishte bukur të festonim në vendin tonë, për të treguar që dhe një vend i vogël si ne mund t’ia dalë. Për fat të keq në ndeshjet e fundit humbëm shansin që të vinim në Armeni të kualifikuar.

 Shpresojmë që kualifikimin ta arrijmë këtu dhe me shumë mundësi do ta bëjmë. Jemi shumë të karikuar për të realizuar ëndrrën tonë. Jemi përgatitur për të luftuar ndaj Armenisë”, tha De Biasi gjatë konferencës për mediat.

-KONFERENCA PYETJE-PERGJIGJE-

Si është atmosfera në skuadër pas humbjes me Serbinë?

Atmosfera është e mirë, pavarësisht humbjes në sekondat e fundit të ndeshjes me Serbinë. Ne jemi të fokusuar në ndeshjen e nesërme dhe duhet të jemi të kujdesshëm që të mos pësojmë ndonjë gol minutat e fundit.

A jeni kaq i bindur te fitorja ndaj Armenisë, në një kohë kur kjo e fundit u ka marrë pikë edhe të mëdhave?

Nuk jemi të sigurt për asgjë, por ne besojmë te kapacitetet tona. Ndeshjet e fundit në grupe patën rezultate të paparashikuara. Ne morëm tri pikë në Serbi dhe Portugali dhe humbëm pikët në shtëpi me këto skuadra. Por nga ana tjetër ne kemi një shans të artë që jemi sot këtu dhe duhet ta shfrytëzojmë atë.

Ndeshjet në transferta ju i luani me një sulmues, po kësaj radhe do të ndryshoni skemë?

Numri i sulmuesve nuk është i rëndësishëm, por rezultati po.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura