De Biasi: Më në fund i zgjedh vetë lojtarët, nëse CAS del në favorin tonë, shanse për kualifikim direkt

Apr 22, 2015 | 8:15
SHPËRNDAJE

Gianni De Biasi, trajner i ekipit shqiptar të futbollit duke folur për “Zona Calcio” në radion italiane “Stereo 5” ka deklaruar se ka zgjedhur Shqipërinë për faktin se është në “gjendje për të vendosur për lojtarët që do të marrë në skuadër”.

“Në Kombëtare e kam këtë mundësi, ndërsa në ekipet e fundit që unë kam menaxhuar ishte e pamundur”, tha tekniku De Biasi.

Trajneri De Biasi

De Biasi ka shtuar gjatë intervistës se kampionati shqiptar i futbollit sot është më interesant, ka pasiguri mbi fituesit dhe ka rritur cilësinë teknike.

Për ndeshjen në Beograd, De Biasi deklaroi: “Ne varemi shumë në vendimin e CAS-it ndaj sfidës kundër Serbisë, nëse do të jetë i favorshëm mund të kemi një shans për kualifikim të drejtpërdrejtë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura