Davutoglu: Mbrojmë sovranitetin, por do punojmë për uljen e tensioneve me Rusinë

Nov 27, 2015 | 9:24
SHPËRNDAJE

“Ankaraja do të punojë me Rusinë dhe aleatët e Turqisë për të ulur tensionin në lidhje me çështjen e rrëzimit të avionit rus nga ana e vendit të tij”. Kështu ka shkruar në një shkrim në gazetën “Times” kryeministri turk Ahmet Davutoglu. 

kryeministriAi ka nënvizuar se lufta ndaj ISIS-it është prioriteti kryesor, por theksoi se Turqia ka për detyrë të mbrojë sovranitetin e saj territorial.

“Rrëzimi i një mjeti të paidentifikuar në hapësirën ajrore turke nuk ishte dhe nuk është një akt kundër një vendi të caktuar. Turqia veproi sipas rregullave dhe masat që kemi për mbrojtjen e hapësirës sonë nuk do të ndryshojnë”, ka shkruar Davutoglu.

Sipas tij vendet duhet të bashkohen kundër ISIS. “Ashtu si goditja terroriste, përgjigja globale duhet të kapërcejë interesat e ngushta”- shkruan ai.

Davutoglu tha se ISIS “adhuron vdekjen dhe refuzon jetën, dhe kjo nuk ka të bëjë asgjë me fenë”.

Por ai shtoi: “Bota jomyslimane, gjithashtu, duhet të bëjë dallimin midis terroristëve dhe kërkesës se tyre të rreme për legjitimitetin, dhe jo të nxirren në një të ashtuquajtur përplasje së qytetërimeve”- tha ai.

Tensionet mes Rusisë dhe Turqisë pas rrëzimit të avionit rus janë rritur ndjeshëm, me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, që paralajmëroi “pasoja të rënda”.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura