David dhe Victoria Beckham bllokojnë për 15 minuta trafikun në Los Anxhelos (FOTO)

Apr 12, 2015 | 15:53
SHPËRNDAJE

Ata janë një prej familjeve më të famshme në botë, por edhe Beckhams duhet t’i përmbahen rregullave e ligjeve ashtu si gjithë të tjerët. Dhe Victoria dhe David Beckham e ndjenë këtë të shtunën, kur kishin ndaluar makinën e tyre në Bulevardin San Vicente në Los Anxhelos, dhe bllokuan trafikun për 15 minuta. [portfolio_slideshow]

Sipas “Daily Mail”, David Beckam kishte dalë nga makina për të blerë pije freskuese dhe kishte lënë Victorian në timon.

Një police fermër u pa te fliste me Viktorian. 40-vjeçarja është fotografuar teksa mbante syze dielli dhe një telefon në dorë, teksa ishte në timon, kur një police iu afrua makinës nga ana e pasagjerit dhe i kërkoi asaj të lëvizte.

Me telefon ne dore, teksa duket e shqetesuar, ndoshta Victoria ishte duke u përpjekur për t’i telefonuar burrit të saj qe te vinte me shpejt nga dyqani. 

David, dukej se doli me goxha shpejtësi nga dyqani, me lëng në dorë. Mail Online kontaktoi një përfaqësues të Beckhams, dhe ata nuk pranuan të komentojnë ngjarjen.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura