David Cameron, kushëriri i trembëdhjetë i Kim Kardashian

Mar 31, 2015 | 21:09
SHPËRNDAJE

David Cameron ka zbuluar se ai është i afërmi i Kim Kardashian. Kryeministri britanik, siç raporton “Daily Mail”, tha se ishte kushëriri i trembëdhjetë i Kardashian, e cila është e martuar me Reperin Kanye West.

Kryeministri britanik David Cameron dhe Kim Kardashian

Deklarata befasuese vjen pavarësisht se Cameron ka këmbëngulur se ai nuk mundej të kuptobte “përse çdokush është i interesuar pas Kardashianëve’, pasi u pyet rreth preferencave të tij televizive.

Në një intervistë me revistën e të famshëmve “Heat” zoti Cameron u pyet nëse ai e shikonte “Keeping Up with the Kardashians.

Cameron u përgjigj: “Jo, por unë jam i afërm me ta” Teksa shtoi: “A e dini se unë jam kushëriri i 13-të me ta?”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura