David Beckham ‘lë në hije’ Victoria-n, ja kujt i dhuron lule

Sep 18, 2017 | 18:36
SHPËRNDAJE

Ish-futbollisti i njohur David Beckham  i mallëngjeu të gjithë teksa bleu në Londër një buqetë të vogël lulesh për vajzën e tij Harper.

Ish-futbollisti dukej i veshur me një xhaketë prej lëkure të zezë dhe të kuqe, teksa mbante shtrënguar dorën e Harper-it duke kaluar rrugën me lulet në dorë.

Duket se tani vajza e tij është bërë një zonjushë e vërtetë dhe është pikërisht ajo që e merr kujdesin maksimal të David dhe jo më Victoria.

 

Harper, e cila premton të ketë të njëjtën shije dhe stil si nëna e saj i kishte kapur flokët në dy bishtaleca dhe dukej e admirueshme.

 

Familja Beckham sapo e kanë dërguar  djalin e tyre më të madh Brooklyn, 18 vjeç të nisë kolegjin në “Big Apple” .

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura