Dasmat e vipave vazhdojnë, ky është çifti që do kurorëzohet në shtator

Sep 15, 2017 | 20:53
SHPËRNDAJE

Nëse menduat se u martuan të gjithë, prisni se edhe dikush e ka vendin tani. Bëhet fjalë për Besnik Qakën e bandës NRG, i cili po bëhet gati t’i jap fund beqarisë.

Burime brenda RTV21 tregojnë se këngëtari  dashurinë e tij me bukuroshen Lola Begollin do ta kurorëzojë me 30 shtator.

Kështu pas dasmës së madhe të Orinda Hutës e Turjan Hyskën, Besit e Xhensilës dhe Marinëse Getit  vjen edhe dasma e Besnikut.

Mesa duket kjo verë-vjeshtë paska qenë e planifikuar për shumë dasma vipash. Dasma e çiftit të ri nga Peja do të mbahet po në Pejë .

Rikujtojmë që Besniku u fejua me Lolën në gusht të këtij viti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura