Dasma e Marinës dhe Getit e konfirmoi: Ndahet çifti i famshëm i showbiz-it

Sep 11, 2017 | 20:52
SHPËRNDAJE

Krahas shuarjes së sherreve e konflikteve të vjetra, dasma e Marina Vjollcës dhe Getoar Selimit ka konfirmuar edhe një tjetër ndodhi në showbiz-in shqiptar: atë të ndarjes së çiftit të shumëpërfolur Majk-Majlinda Zeka.

Këngëtari, mik i afërt me Getoarin, sigurisht ishte i ftuar në dasmën e shumëpritur dhe është shfaqur disa herë në video në Instagram teksa festonte me miqtë. Mirëpo ajo që ka rënë  në sy, ishte mungesa e nënës së djalit të tij, Majlindës.

Bukuroshja nga Prishtina nuk e ka shoqëruar Majk-un në dasmë duke konfirmuar se  ata i kanë dhënë sërish fund lidhjes së tyre, ndonëse tani janë prindër të një djali. Një gjë e tillë përforcohet edhe nga fakti se prej disa kohësh, ata nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale. Të jetë kjo një ndarje përfundimitare?/Xing.al

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura